Eko Higjiena

“Nëse policia ju troket në derë dhe nuk jeni aty, ju fshijnë nga regjistri”, Sinani thotë se në Luginë po ndodh spastrimi etnik

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ardita Sinani, këshilltarja politike e kryeministrit Alnin Kurti, për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, ka thënë se në këto tri komuna po ndodh spastrimi etnik.

Sinani në një postim në Facebook, ka shkruar se Beogradi nuk dëshiron të hapë çështjen e reciprocitetit sepse në Serbi ka më shumë pakica kombëtare sesa në Kosovë.

“Do të thotë, nëse doni diçka për serbët diku tjetër, duhet të mendoni edhe për pakicat në vendin tuaj. Në spitalin e Vranjës, i cili mbulon Preshevën dhe Bujanocin, në rrethin e Pçinjit, nuk ka asnjë mjek shqiptar, ndërsa së paku një e treta e pacientëve janë shqiptarë”, ka shkruar Sinani.

Mobi Casa

Ajo më tej ka shtuar se për tu regjistruar si banorë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc duhet të jesh gjatë gjithë kohës në shtëpi.

“Në Luginën e Preshevës, në Bujanoc, Medvegjë dhe Preshevë po bëhet spastrim i ftohtë etnik i heshtur administrativ duke anuluar adresat e banorëve shqiptarë. Nëse policia ju troket në derë dhe nuk jeni aty, ju fshijnë nga regjistri. Ata duan të thonë se askush nuk jeton këtu. Në një farë mënyre, për t’u regjistruar atje si banor, duhet të jesh gjatë gjithë kohës në shtëpi”, ka shkruar Sinani. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.