Uje Dea

Edmond Hajrizi takon profesorin amerikan Daniel Serwer, në fokus bashkëpunimi akademik dhe partneritetet strategjike me SHBA-në

Edmond Hajrizi takon profesorin amerikan Daniel Serwer, në fokus bashkëpunimi akademik dhe partneritetet strategjike me SHBA-në

Prishtinë – Forcimi i bashkëpunimit akademik ndërkombëtar, zgjerimi i partneriteteve me institucionet amerikane dhe avancimi i programeve të reja universitare ishin në qendër të takimit ndërmjet rektorit të UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, dhe profesorit të njohur amerikan Daniel Serwer, gjatë vizitës së këtij të fundit në Kosovë.

Takimi përbën një tjetër moment të dialogut ndërmjet institucioneve akademike të Kosovës dhe personaliteteve të njohura të botës akademike e diplomatike amerikane, duke e vendosur arsimin e lartë në kontekstin e bashkëpunimit më të gjerë ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Profesori Daniel Serwer, i njohur për angazhimin dhe analizat e tij mbi zhvillimet politike në Ballkan dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, është nderuar më parë nga UBT-ja me çmimin “Honorary Degree – Excellence in Leadership”, në shenjë vlerësimi për kontributin e tij.

Hidromorava

Gjatë bashkëbisedimit, Hajrizi dhe Serwer diskutuan për zhvillimet aktuale në Kosovë, SHBA dhe skenën ndërkombëtare, me vëmendje të veçantë ndaj sfidave gjeopolitike, rolit të diplomacisë dhe rëndësisë së bashkëpunimit ndërkombëtar në zhvillimin e institucioneve arsimore.

Një pjesë e rëndësishme e diskutimit iu kushtua perspektivave të bashkëpunimit akademik dhe programeve të reja që UBT synon t’i zhvillojë në kuadër të strategjisë së zgjerimit të partneriteteve me Shtetet e Bashkuara. Ky orientim reflekton synimin për të ndërkombëtarizuar më tej arsimin e lartë, për të krijuar mundësi të reja shkëmbimi të njohurive dhe për të afruar përvojën akademike amerikane me studentët dhe komunitetin universitar në Kosovë.

Rektori Edmond Hajrizi e falënderoi profesorin Serwer për takimin, shkëmbimin e ideve dhe diskutimin mbi çështjet me rëndësi për Kosovën dhe arsimin e lartë, ndërsa i bëri një ftesë të veçantë për një vizitë të ardhshme në UBT, në kuadër të aktiviteteve akademike dhe ndërkombëtare të institucionit.

Takimi rikonfirmon rëndësinë që UBT i kushton ndërtimit të marrëdhënieve me personalitete dhe institucione ndërkombëtare, duke synuar që bashkëpunimin akademik ta shndërrojë në mundësi konkrete për zhvillim, inovacion dhe përgatitje të gjeneratave të reja.

Përmes këtyre kontakteve, UBT synon të konsolidojë dimensionin ndërkombëtar të veprimtarisë së tij akademike dhe të forcojë urat e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe qarqeve universitare e profesionale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.