Fundamenti

Libër me vështrime të thella dhe të argumentuara

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Nuhi Ismajli ,studiues, historian i letërsisë,kritik letrar,eseist,polemit e gjuhëtar, dhe krijues i veçantë ,i gjithanshëm dhe mjaft produktiv , pas veprave: “Nga vlerat e traditës” (2000), “Kureshtje letrare” (2001), “Aktualizime letrare” (2009) e “Vepra e Gjon Buzukut” (2010), këto ditë nxori edhe veprën “Përsiatje letrare”.

Në këtë vepër autori merret me çështjet e ndryshme të letërsisë shqiptare të humanizmit, letërsinë shqipe të shek. XVI-XVII, letërsinë shqipe të romantizmit, letërsinë shqipe ndërmjet dy luftërave botërore, letërsinë shqipe të viteve tridhjetë dhe veprat e letërsisë së sotme shqipe.

Vepra “Përsiatje letrare” shquhet për larminë dhe gjerësinë e interesimeve letrare të autorit. Në të trajtohen e vlerësohen dukuri, autorë e vepra të periudhave e formacioneve të ndryshme letrare të letërsisë shqipe, duke filluar nga fillimet e njohura të letërsisë shqipe e deri në letërsinë e sotme shqipe.

Veprën e përbëjnë shkrimet për vlerësimin e mendimit për letërsinë (termat letrarë, historia e romanit në letërsinë shqipe), letërsinë e hershme shqipe, veprën e Migjenit, M. Kutelit etj.; shkrimet për vlerësimin e veprave të ndryshme letrare në prozë e në poezi.

Kështu, autori vlerëson mënyrën e përdorimit të termave letërsi shqipe dhe letërsi shqiptare, interpretimin e paqëndrueshëm dhe mohimin e vlerave të letërsisë shqiptare të humanizmit dhe të letërsisë shqipe të shek. XVI-XVII; interpretimin e paqëndrueshëm të veprës së Gj. Fishtës, të Migjenit të Kutelit etj.

Në veprën “Përsiatje letrare”, një vend i rëndësishëm i jepet vlerësimit të teksteve të letërsisë për shkollat e mesme. Në këtë rast, në mënyrë kritike, autori ka vlerësuar tekstet për letërsinë shqipe (për kl. 10, 11 dhe 12), të Sabri Hamitit. Nga vështrimi kritik i këtyre teksteve del vlerësimi se tekstet e përmendura të letërsisë për shkollat e mesme, krahas vlerave, kanë edhe të meta të natyrave të ndryshme, të cilat duhet korrigjuar.

Studiuesi Nuhi Ismajli, në veprën “Përsiatje letrare”, jep edhe vlerësimet e tij për një varg veprash shkencore të autorëve, si: Z. Xholi, A. Hamiti, B. Kosumi, K. M. Shala. A. Atashi, A. Gojçaj, B. Çapriqi, N. Krasniqi, M. Dreshaj- Baliu e Stefan Çapaliku. Vlerësimet e tilla shquhen për erudicionin e autorit dhe akribinë shkencore.

Uji Dea

Në veprën “Përsiatje letrare” zënë vend edhe interpretimet e vlerësimet për veprat në prozë të autorëve, si: Migjeni, M. Kuteli, I. Kadare, K. Trebeshina, B. Musliu e I. Kadriu, si dhe veprave në poezi, të autorëve, si: De Rada, Migjeni, M. Ramadani, G. Xhafolli, S. Gjergji e N. Ukaj.

Në shkrimet për prozën e poezinë shqipe, përmes një argumentimi të qëndrueshëm, autori vë në dukje veçanti dhe vlera të veprave të autorëve të rëndësishëm. Në shkrimet e veprës “Përsiatje letrare” vërehet këmbëngulja e vazhdueshme e autorit për një vështrim të thellë e të argumentuar, të çështjeve të ndryshme letrare që trajton, dhe shmangies së mendimit sipërfaqësor e gjykimit subjektiv për to.

Në mënyrë të veçantë, shkrimet e veprës “Përsiatje letrare”, shquhen për artikulimin e mendimit kritik për letërsinë shqipe. I çliruar tërësisht nga interesa jashtëletrare, autori përpiqet që në saje të dijes dhe argumenteve të qëndrueshme, të japë mendime e vlerësime të çmuara për letërsinë shqipe.

Prandaj, në këtë kohë kur nuk kemi një kritikë të mirëfilltë në letërsinë shqipe, vepra “Përsiatje letrare” e Nuhi Ismajlit paraqet një kontribut shumë të çmuar për kritikën letrare shqipe.

Shënime për autorin

Nuhi Ismajli ka botuar shkrime në gazeta e revista të ndryshme. Ai ka botuar edhe katër vepra të plota ,si:Nga vlerat e traditës, “Rilindja”, Prishtinë,2000,Kureshtje letrare, “Ura”, Gjilan, 2001, Aktualizime letrare, “SAS”, Prishtinë, 2009 dhe Vepra e Gjon Buzukut,”Ars Clubi”Beqir Musliu, Gjilan,2010. Kjo është vepra e pestë e tij./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.