Fundamenti

LDK gjen zhgënjim në ndërtesën e Komunës nga mosgatishmëria e parë sot në takim

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Sot, përfaqësuesit e LDK-së në Kuvendin Komunal të Gjilanit, z. Avdyl Aliu, z. Gentrit Murseli dhe znj. Gresa Avdiu, ishin në takimin e thirrur nga i pari i ekzekutivit në Gjilan, z. Hyseni. Me vullnetin e mirë të këshilltarëve të LDK-së, pjesëmarrja në takim ishte në frymën e bashkëpunimit për të tejkaluar situatën e krijuar tash e sa muaj nga vetë i pari i ekzekutivit, z. Hyseni. Si LDK nuk kemi asnjë kusht specifik për votimin e buxhetit të vitit 2025 dhe as për bartjen e mjeteve prej 2.5 milionë eurosh, por vetëm përmbushjen e disa zotimeve të tij të fushatës thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Gjilan.

Njoftimi i plotë:

Transparencë, llogaridhënie e punësime me meritë ka premtuar që nga fillimi. Këtë po ia kërkojmë edhe ne!

FIDANISHTJA

Pra, LDK në Gjilan kërkon:

1) Anulimin e konkursit të fundit në Drejtorinë e Arsimit për shkak të ankesave të mëdha dhe shkeljeve ligjore e punësimeve nepotiste, partiake e klienteliste,
2) Zbatimin e të gjitha vendimeve të Kuvendit Komunal, përfshirë vendimet për subvencionimin e Handikos, Shoqatës së të Verbërve, Qendrës Pema, e vendimet tjera.
3) Ndërprerjen e të gjitha kontratave mbi vepër,
4) Raportimin e të parit të ekzekutivit në Kuvendin Komunal sipas detyrës zyrtare dhe ligjeve në fuqi.

Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan do të vazhdojë të jetë opozitë konstruktive në Kuvendin Komunal, duke qenë gjithmonë gardiane e ligjshmërisë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.