Hidromorava

Sfiduesi i radhës: “Swiss Buildings”, një kompani pedante dhe e përgjegjshme ndaj klientëve

/ 5 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kompania e ndërtimit “Swiss Buildings”, me seli në Gjilan është sfiduesi i radhës rreth ndërtimit, cilësisë dhe problemeve që ballafaqohen ata në faza të ndryshme të procesit të ndërtimit. Pronari i saj Nexhmedin Halimi tregon për vonesat burokratike, mungesë koordinimi ndërmjet niveleve qendrore e lokale. Halimi i cili ka një përvojë të mirë dhe është i kujdesshëm ndaj klientëve thotë se më së shumti sfida paraqiten në pritshmëritë e blerësve që ndonjëherë nuk përputhen me specifikimet standarde të kontratës. Ne mundohemi të jemi sa më të hapur në komunikim dhe gjithmonë ofrojmë zgjidhje të drejtë për të dy palët.

Nëse do të shihni ndonjë objekt që ka një pamje të rregulluar dhe të ndërtuar pastër e bukur, atëherë aty menjëherë do të kujtoheni se bëhet fjalë për kompaninë e ndërtimit “Swiss Buildings”.

Nexhmedin Halimi pronar i kësaj kompanie tashmë me një rejting të madh në rajon, ka pranuar pa asnjë hezitim tu përgjigjet 11 pyetjeve të Rajonipress.

Rajonipress: Cili është investimi i kompanisë tuaj pas luftës në fushën e ndërtimit në Gjilan?

Swiss Buildings :Pas kthimit tim nga Zvicra, kam themeluar kompaninë “Engji SH.P.K.(Swiss Buildings)” dhe jam angazhuar në ndërtimin e objekteve kolektive të larta. Deri më tani, jemi në procedurë për ndërtimin e rreth 60,000 metrave katror, një investim i konsiderueshëm që synon të përmirësojë cilësinë e jetesës urbane në Gjilan.

Rajonipress: Cilat janë problemet që keni hasur gjatë veprimtarisë tuaj në raport me institucionet
qendrore dhe lokale?

Swiss Buildings : Si çdo biznes në këtë sektor, kemi hasur vonesa burokratike, mungesë koordinimi ndërmjet niveleve lokale dhe qendrore, si dhe sfida me procedurat për marrjen e lejeve ndërtimore.

Rajonipress: Cilat janë problemet evidente në raportin blerës – shitës?

Swiss Buildings : Më së shumti sfida paraqiten në pritshmëritë e blerësve që ndonjëherë nuk përputhen me specifikimet standarde të kontratës. Ne mundohemi të jemi sa më të hapur në komunikim dhe gjithmonë ofrojmë zgjidhje të drejtë për të dy palët.

Rajonipress: Cili është defekti më i madh që keni hasur tek blerësit tuaj dhe si bëhet pagesa e blerjes së banesave, kesh apo përmes Bankës?

Swiss Buildings :Defekti më i shpeshtë është mungesa e qartësisë në aspektin financiar. Shumica e pagesave bëhen përmes bankës, por ka edhe raste me pagesa të kombinuara – ( Kompensime)

Rajonipress: A i përmbaheni kritereve dhe marrëveshjeve kontraktuale gjatë realizimit final të shitjes së banesave?

Swiss Buildings : Po, të gjitha marrëveshjet kontraktuale janë të përpiluar me kujdes dhe ne i përmbahemi atyre me përpikëri. Për ne është thelbësore besueshmëria dhe korrektësia ndaj klientëve.

UBT

Rajonipress: Cila është porosia e juaj për bizneset si motra?

Swiss Buildings :Të investojnë në cilësi dhe korrektësi. Tregu i ndërtimit është afatgjatë dhe ndërtohet mbi besim – vetëm duke respektuar standardet dhe klientët mund të krijohet një emër i fortë.

Rajonipress: Çka do të veçonit tek pronarët tjerë, ku janë defektet?

Swiss Buildings :Disa pronarë fokusohen më shumë në përfitimin afatshkurtër dhe më pak në cilësinë dhe përgjegjësinë ndaj banorëve. Gjithashtu mungesa e investimeve në infrastrukturë ndihmëse është një problem evident

Rajonipress: A mendoni se shitja e banesave ka çmim të lartë në Gjilan apo është standard dhe nivel rajonal?

Swiss Buildings : Çmimet janë në rritje, por kjo ndikohet nga kostot e larta të ndërtimit dhe lëndëve të para. Megjithatë, në krahasim me rajonin, çmimet në Gjilan janë ende të arsyeshme.

Rajonipress: A kanë studime fizibiliteti banesat e juaja dhe a posedojnë shkallë emergjente?

Swiss Buildings : Po, çdo projekt që ne realizojmë kalon përmes analizave të plota të fizibilitetit dhe është i pajisur me shkallë emergjente sipas standardeve të parapara me ligj.

Rajonipress: A keni ndonjë padi apo akuzë në Prokurori dhe Gjykatë nga blerësit?

Swiss Buildings :Jo, deri më tani nuk kemi pasur asnjë rast të tillë. Marrëdhëniet tona me blerësit janë transparente dhe çdo shqetësim është trajtuar me seriozitet dhe në kohë.

Rajonipress: A jeni të pajisur me leje ndërtimore, studim të fizibilitetit dhe pranime teknike?

Swiss Buildings :Po, çdo projekt ynë është i pajisur me të gjitha dokumentet e nevojshme ligjore: leje ndërtimore, studim fizibiliteti dhe pranime teknike ne objektet e përfunduara.

Ju falënderojmë për interesimin dhe punën tuaj të palodhshme si media në shërbim të informimit të drejtë të qytetarëve. Vlerësojmë kontributin që jepni për komunën e Gjilanit dhe besojmë se përgjigjet tona kanë qenë të dobishme për ju dhe lexuesit tuaj. Jemi gjithmonë të hapur për bashkëpunim të mëtejmë. /rajonipress/