Mobi Casa

Rashiti: Vullnetin dhe gatishmërinë e PDK-së për të miratuar buxhetin komunal për 2025, kryetari i Gjilanit nuk mundet ta nëpërkëmbë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Deri sot, PDK ka pritur përgjigjet dhe veprimet e kryetarit të komunës ndaj kërkesave tona ligjore dhe procedurale për ta votuar buxhetin e komunës. Qasja e tij dhe gjuha e përdorur karshi opozitës në Gjilan, po e tregon qëllimin e vërtet se ai nuk e dëshiron miratimin e buxhetit në Kuvendin Komunal, për të vazhduar viktimizimin e tij si instrument për të mbuluar dështimet e jashtëzakonshme në qeverisjen e tij ka shkruar Riad Rashiti.

Reagimi i plotë:

Në konferencën tonë për media, përveç tjerash jemi deklaruar se ne si PDK do të ndërmarrim hapa të tjerë ligjor dhe procedural ndaj kësaj çështje tejet të rëndësishme për komunën tonë.

Uji Dea

Qytetarët e Gjilanit tashmë e din kush ka bllokuar çdo projekt madhor për komunën dhe rajonin tonë.

E din mirë ku është adresa e dështimit. Ne si PDK kemi qenë dhe mbetemi pjesë e vendimmarrjes në Kuvendin Komunal, qasja jonë asnjëherë nuk ka qenë bllokuese, përkundrazi./rajonipress/