FIDANISHTJA

LDK: Drejtoresha e Buxhetit e faktoi atë që LDK e ka alarmuar në vazhdimësi, VV edhe zyrtarisht Gjilanin e bëri shitore të thyer, duke e thyer derën e buxhetit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Atë që Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan e ka thënë në vazhdimësi, drejtoresha e Buxhetit, zonja Herolinda Murati Leka e faktoi sot, pasi fatkeqësisht kjo parti edhe zyrtarisht e shpalli Komunën e Gjilanit si shitore të thyer, e cila më pas u detyrua të japë dorëheqjen thuhet në reagimin e LDK-së në Gjilan.

Reagimi i plotë:

Abuzimi po vazhdon, por shqetësimi kryesor dhe më serioz është buxheti, aty ky menaxhohet e ruhet paraja e qytetarëve, është thyer dera nga persona të paautorizuar dhe për këtë Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon hetim dhe masa urgjente nga organet e sigurisë.

ARKATANA

Nga një komunë me disiplinë të ashpër buxhetore e dietë në shpenzime gjatë tetë viteve të udhëhequra nga LDK dhe kryetari z. Lutfi Haziri, tashmë Komuna e Gjilanit ka degraduar skajshmërisht, me mosdisiplinë, shpenzime të paautorizuara, me projekte pjesërisht të implementuara e dyfishim të vlerave, dhe kjo tregon për vjedhje e abuzime të organizuara.

Ia kujtojmë publikut se Komuna e Gjilanit tash e tri vjet është penalizuar nga të gjitha grantet, edhe të qeverisë qendrore, por edhe të organizatave të shteteve të fuqishme europiane, për shkak të abuzimit me paranë publike, të cilën tashmë e ka faktuar edhe auditori i pavarur.

Ky degradim tregon në mënyrë frapante dështimin monumental të ekzekutivit dhe z. Hyseni, duke e bërë Gjilanin një gropë të zezë financiare dhe duke e sjell imazhin e komunës për toke.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.