UBT

Mrika Krasniqi Shala: Kujdesi maksimal për fëmijët e moshave 1 – 6

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Mrika Krasniqi Shala dhe Koalicioni “Për Familjen”, zotohen se nëse marrin udhëheqjen e sektorit të arsimit, do të përkujdesen që çdo fëmijë nga mosha një (1) deri nw moshën gjashtë (6) vjeçare të kenë mundësinë të vijojnë çerdhet dhe kopshtet.

Do të krijohen hapësira në çerdhe publike si dhe do të subvencionohet vijimi i çerdheve private duke i mbuluar shpenzimet për çdo fëmijë, në baza mujore.

Nënat të cilat nuk dëshirojnë ti dërgojnë fëmijët e tyre në çerdhe dhe në kopshte do ti marrin këto mjete si financim për kohën që e dedikojnë për edukimin e fëmijëve të tyre.

Kjo iniciativë mundëson që nënat të mund të vazhdojnë me punë pas pushimit të shtatzënisë, si dhe që fëmijët qysh në moshën e hershme të socializohen dhe edukohen në institucione parashkollore ose në gjiun e ngrohtë familjar pranë nënave të tyre ose figurave zëvendësuese.

ARKATANA

Por, për të qenë të realizueshme këto, duhet që të kemi përkrahjen e qytetarëve me anë të votës, duke na dhënë mundësinë që ky projekt të gjejë zbatim.

Pra me 9 shkurt 2025 na mbështesni me votë, duke dalë sa më masovikisht dhe projektet e përbashkëta që familjet dhe gjeneratat e ardhshme të përfitojnë sa më shumë.

Votoni Koalicionin Për Familjen 129
Voto 27 Mrika Krasniqi Shala