Lëvizja “Vatra”: Mirënjohje për z. Alban Hyseni

Gjilan – Duke vlerësuar kontributin e z. Alban Hyseni si një nga projektuesit më të talentuar që ka pasur ndonjëherë qyteti ynë, dhe duke marrë parasysh vizionin e tij në projekte të mëdha për komunën tonë, Lëvizja Vatra në mbledhjen e saj të rregullt ka vendosur t’i akordojë Kryetarit të Komunës së Gjilanit, z. Alban Hyseni, një mirënjohje për dizajnin dhe vizionin urban që ka sjellë thuhet në reagimin e Vatrës.
Gjithashtu, Lëvizja Vatra siguron qytetarët se pas përfundimit të mandatit të z. Hyseni, ai do të mbetet një dizajner i shkëlqyer.
Komuna mund të humbasë një politikan, por do të fitojë një profesionist të shquar në fushën e dizajnit.