Hyseni: Investim prej 15 milionë eurosh, ujë i pijshëm për çdo shtëpi në Gjilan

Gjilan – Po vazhdojnë investimet për furnizim të qëndrueshëm me ujë të pijes në Komunën e Gjilanit. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se do të ketë ujë të pijshëm për çdo shtëpi në Gjilan me një investim prej 15 milionë eurosh.
“Edhe një lajm tjetër i mirë për Gjilanin. Projekti madhor që pritet të fillojë, garanton furnizim të qëndrueshëm me ujë për të gjithë qytetarët”, tha Hyseni.
I pari i komunës shtoi se ky projekt përfshinë rrjet të ri ujësjellësi, gypa kryesorë dhe dytësorë për ujë të bollshëm në çdo lagje. Rezervuar të ri 3500 m³ në Përlepnicë, kapacitet i madh për të ardhmen e qytetit. Dy stacione moderne pompimi, për furnizim pa ndërprerje në çdo zonë.
“Faleminderit Bankës Botërore, Projekti Flows dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për mbështetjen në këtë transformim historik”, tha Hyseni. /rajonipress/