ARKATANA

Ky është Remniku

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Remniku i qëndresës, i humanizmit, i arsimit, i punës dhe i mërgimit! Ky është Remniku, për fat të keq sot në zbrazje nga banorët e vet autoktonë, nga ata të cilët kurrë nuk ia kthyen shpinën. Remnikasit janë atdhedashës, njerëz shumë të lidhur me vendlindjen, gjë që e kanë dëshmuar gjatë historisë.

Ja disa shembuj të jetuar e përjetuar, nga ata që një pjesë e tyre ende janë gjallë: Gjatë Luftës së Dytë Botërore, remnikasit në mënyrë kolektive u dëbuan nga fshati, ndoshta një rast i rrallë deri atëherë.

Atëherë u larguan me dhunë nga pushtuesit serbo-bullgarë. Nga të gjithë remnikasit e dëbuar, disa burra trima, të prirë nga Hasan Alia Remniku, për asnjë moment nuk e lanë të qetë okupatorin.

Serbë, me duar të përgjakura ndaj fqinjëve të vet, u detyruan të tërhiqen nga vendi i krimit, duke e braktisur Remnikun. Kështu u bë e ditur se në Remnik nuk mund të ketë jetë pa shqiptarët. Edhe gjatë luftës së fundit, remnikasit dëshmuan sërish dashurinë dhe vullnetin për të jetuar në vendlindje, duke qenë të gatshëm edhe për çmimin më të lartë, dhënien e jetës.

Gjatë kësaj lufte, remnikasit për asnjë moment nuk u larguan nga vendi i tyre, por përkundrazi, pritën dhe u kujdesën për mijëra banorë të dëbuar nga shtëpitë dhe fshatrat e tyre. Kjo video dëshmon gjendjen e Remnikut sot: rrugë të asfaltuara, shtëpi të bukura, objekte të reja infrastrukturore shkollë, ambulancë dhe faltore për besimtarët, por rrugët janë të boshatisura.

Mobi Casa

Kjo është dëshmi se lindjet janë shumë të rralla, duke sjellë një numër nxënësish gjithnjë në rënie. Si kudo tjetër, edhe në Remnik, rinia e ka braktisur dhe po vazhdon ta braktisë fshatin, duke ikur drejt Perëndimit.

Arsyeja kryesore është mungesa e perspektivës, para së gjithash papunësia, pa harruar edhe pakënaqësitë e shkaktuara nga konfrontimet e rrymave të ndryshme politike e ideologjike në të gjitha fushat e jetës. Të rinjtë kanë nevojë për punë, për siguri shëndetësore e sociale, pa e anashkaluar edhe qetësin emocionale.

Mundësitë janë të vogla edhe kur punësohen, sidomos në sektorin privat. Deri para pak kohësh pagat ishin mjeruese, deri në 150 euro në muaj, për 26 ditë pune, me nga 10 deri në 12 orë në ditë. Tani ka ndryshime pozitive në sektorin privat, por kur ka filluar të bëhet vonë.

Punësimi në sektorin publik, në masë të madhe, është i ngulfatur nga nepotizmi.
Përkundër këtyre sfidave, shpresojmë dhe besojmë se gjithë ajo dashuri që ishte dhe ende është për fshatin në veçanti, e për vendin në përgjithësi, bën që ky fshat kurrë të mos braktiset përfundimisht, as nga ata që u detyruan të largohen përkohësisht./demush mehmeti/rajonipress/

https://www.facebook.com/watch/?mibextid=wwXIfr&v=2268228453345059&rdid=WzIEUkTcwG92mEcT