UBT

Zv.kryetari Aliu pret ansamblet e “NINULLA”, festivali ndërkombëtar mbahet në Viti

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Zv.kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, ka pritur në takim ansamblet pjesëmarrëse në Festivalin Ndërkombëtar të Këngës Folklorike Tradicionale “NINULLA”, i cili do të mbahet më 3 dhe 4 tetor në Viti.

Ky festival, që këtë vit shënon edicionin e dytë, do të mbledhë ansamble nga Turqia, Republika Çeke, Sllovenia, Sllovakia, Qiproja Veriore, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Gjatë dy ditëve të festivalit, qytetarët e Vitisë do të kenë mundësi të ndjekin një program kulturor dhe artistik, ku do të prezantohen këngët, traditat dhe vlerat folklorike të vendeve pjesëmarrëse.

Sipas Komunës së Vitisë, festivali “NINULLA” synon të krijojë një hapësirë për bashkëpunim kulturor ndërkombëtar dhe të promovojë trashëgiminë tradicionale përmes muzikës dhe artit folklorik.

Hidromorava

Gjatë vizitës në Viti, ansamblet pjesëmarrëse janë shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Valmir Sahiti, si dhe drejtori i Festivalit “NINULLA”, Arsim Abazi.

Me këtë rast, përfaqësuesit e ansambleve pjesëmarrëse janë nderuar me mirënjohje nga institucionet komunale të Vitisë, në shenjë respekti dhe falënderimi për pjesëmarrjen e tyre në festival dhe kontributin në pasurimin e programit të tij.

Komuna e Vitisë ka vlerësuar se organizime të tilla krijojnë mundësi për promovimin e vlerave kulturore vendore, si dhe për krijimin e urave të reja të bashkëpunimit me vende dhe komunitete të ndryshme përmes kulturës dhe traditës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.