UBT

“22 votat i keni për presidentin”, Deliu i bën thirrje LVV-së për ndryshimet në Ligjin për Specialen

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që të miratojë ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Një ditë pasi Qeveria e ka rikthyer në Kuvend projektligjin e sponsorizuar nga PDK-ja, deputetja e kësaj partie e konsideron të domosdoshme miratimin e tij, duke thënë se, në këmbim, PDK-ja do t’i vërë në dispozicion 22 votat për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

Në emisionin “Intervista e javës” në KosovaPress, Deliu ka thënë se miratimi i plotësim-ndryshimit të këtij ligji në dy lexime do t’i hapte rrugë një marrëveshjeje politike për presidentin, duke theksuar se vendi ka nevojë për stabilitet dhe një figurë që përafron forcat politike.

“Në rast se do të miratohet ligji brenda dy leximeve, plotësim-ndryshimi i ligjit për Dhomat e Specializuara në Kuvend, Partia Demokratike e Kosovës do t’i ketë 22 votat në dispozicion për zgjedhjen e presidentit. Ne besojmë që në situata të tilla të nevojës qytetare duhet të gjendet një emër që i kontribuon stabilitetit. Edhe thirrjet e fundit të përfaqësuesve të Komisionit Evropian ishin për stabilitet. Kosova ka nevojë më shumë se kurrë që të ketë stabilitet politik. Por, për të garantuar këtë stabilitet, duhet një reflektim i partisë që ka fituar numrin më të madh të mandateve”, tha ajo.

ARKATANA

E pyetur se cili mund të jetë kandidati që do të bashkonte LVV-në dhe PDK-në, ajo nuk ka përmendur ndonjë emër konkret, por ka thënë se presidenti duhet të jetë një figurë që afron forcat politike dhe shmang zgjedhjet e reja parlamentare.

Deliu ka theksuar se PDK-ja nuk dëshiron zgjedhje të reja, por nuk do të mbështesë vendime që, sipas saj, do të bëheshin zgjatim i pushtetit të LVV-së.

Duke folur për mundësinë e zgjedhjeve të reja në nëntor, nëse nuk ka zgjidhje për presidentin, Deliu ka thënë se aktgjykimi i 16 shtatorit ndaj ish-krerëve të UÇK-së do të jetë pjesë e pashmangshme e fushatës zgjedhore.

Ajo ka përmendur edhe problemet ekonomike dhe sociale me të cilat përballet vendi, përfshirë inflacionin, shëndetësinë, arsimin dhe marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë, por ka thënë se, përtej këtyre çështjeve, Kosova po përballet edhe me atë që e ka cilësuar si rrezikim të historisë së luftës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.