Uji Dea

Siguria në fokus: KKSB në Viti vlerëson gjendjen e qetë dhe koordinon aktivitetet e sezonit veror

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) i Komunës së Vitisë ka mbajtur mbledhjen e dytë të rregullt për këtë vit, ku në qendër të diskutimeve ishte gjendja e sigurisë publike dhe koordinimi institucional për aktivitetet e shumta që pritet të zhvillohen gjatë muajve në vijim.

Mbledhjen e hapi nënkryetari i Komunës, Hasan Aliu, i cili falënderoi për pjesëmarrjen përfaqësuesit e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, përfshirë KFOR-in amerikan, OSBE-në, organizatën EDUTASK, Policinë e Kosovës, bashkësitë fetare dhe akterë të tjerë relevantë të sigurisë.

Pas miratimit të procesverbalit të mbledhjes paraprake, anëtarët e këshillit shqyrtuan gjendjen aktuale të sigurisë në komunë, me theks të veçantë te siguria në trafik, siguria pranë institucioneve arsimore, në hapësirat publike dhe në lokacionet ku organizohen aktivitete me pjesëmarrje të madhe qytetare.

HW

Zëvendëskomandanti i Stacionit Policor në Viti prezantoi raportin mbi situatën e sigurisë, duke vlerësuar se gjendja në komunë mbetet e qetë, stabile dhe nën kontroll. Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Policisë së Kosovës, institucioneve komunale dhe partnerëve të tjerë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

Takimit iu bashkua edhe kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i cili informoi të pranishmit për kalendarin e pasur të aktiviteteve që do të organizohen gjatë sezonit veror. Ai bëri të ditur se komuna do të jetë nikoqire e një sërë ngjarjesh kulturore, sportive, rinore dhe tradicionale, duke përfshirë koncertin e muzikës elektronike, Samitin Global Rinor për Paqe, Turnirin “2 Korriku”, aktivitetet kushtuar mërgatës, manifestimin e 1 Gushtit, Ditët e Zojës në Letnicë dhe ngjarje të tjera me rëndësi për komunitetin.

Në përmbyllje të takimit, u ritheksua përkushtimi i institucioneve komunale dhe mekanizmave të sigurisë për të garantuar një mjedis të sigurt për qytetarët dhe vizitorët, si dhe për të siguruar mbarëvajtjen e të gjitha aktiviteteve të planifikuara gjatë muajve të ardhshëm./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.