KKVITI

Haliti: Sot, vota për LDK ka peshë më të madhe se kurrë

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Ju, mërgata, keni bërë punë të jashtëzakonshme për këtë shtet. E keni mbajtur Kosovën në këmbë në ditë të rënda, e keni mbështetur familjen, ekonominë, shkollimin e fëmijëve, shpresën. Kur këtu ka pasur mungesë, ju keni qenë teprica e zemrës. Kur këtu ka pasur lodhje, ju keni qenë kujtesa se Kosova nuk dorëzohet ka shkruar Sokol Haliti.

Postimi i plotë:

Bashkatdhetarë të dashur,

Mirë se erdhët në shtëpi, të gjithë ju mërgimtarë që keni ardhur dhe që do të vini këto ditë të fundvitit për t’i kaluar festat në tokën që e doni dhe që ju do. Ju uroj ditë të mbushura me paqe, ngrohtësi familjare dhe gëzim të vërtetë, ashtu siç e meritoni pas gjithë mundit tuaj.

HW

Ne jemi krenarë që ju kemi në mesin tonë, sepse prania juaj është festë, forcë, energji, është një kujtesë e gjallë se Kosova ka bij e bija kudo, por zemrën e kanë këtu. Dhe po, këto janë ditë të bukura, por edhe ditë që kërkojnë qartësi, vendosmëri dhe përgjegjësi ndaj së nesërmes që na pret. Me verdiktin tuaj të pastër, me mendjen tuaj të kthjellët dhe idealizmin që s’e keni humbur kurrë, ne mund ta ndezim një dritë shprese për vendin tonë, jo me fjalë të mëdha, por me vendim të drejtë.

Ju, mërgata, keni bërë punë të jashtëzakonshme për këtë shtet. E keni mbajtur Kosovën në këmbë në ditë të rënda, e keni mbështetur familjen, ekonominë, shkollimin e fëmijëve, shpresën. Kur këtu ka pasur mungesë, ju keni qenë teprica e zemrës. Kur këtu ka pasur lodhje, ju keni qenë kujtesa se Kosova nuk dorëzohet. Kjo është vepër, jo thjesht kontribut.

Sot, vota për Lidhjen Demokratike të Kosovës ka peshë më të madhe se kurrë. Sepse vendi ynë nuk ka luksin e improvizimeve, të eksperimenteve, të zhurmës pa punë. Kosova ka nevojë për seriozitet, rend, shtet dhe drejtim të qartë, një rrugë që e bashkon shoqërinë, jo që e ndan; që ndërton, jo shkatërron; që e mbron dinjitetin e qytetarit, jo e përdor atë. Le ta bëjmë 123-shin shumë të thjeshtë, siç e do logjika: një Kosovë që respektohet, me dy duart në punë, tre hapa përpara.

Mirë se erdhët, u bëftë festë në shtëpitë tuaja, dhe u bëftë kthesë për Kosovën.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.