RCCOLA

Kuvendi zë në befasi anëtarët e Këshillit Kombëtar të Shkencës

/ 4 minuta lexim
RCCOLA

Emërtimi i anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës nga Kuvendi i Kosovës, i ka zënë në befasi anëtarët e këtij Këshilli. Kjo pasi miratimi i Këshillit Kombëtar të Shkencës është bërë një vit e gjysmë pasi është propozuar.

Dje (e enjte) si pjesë e kësaj liste janë bërë të ditur emrat e 15 anëtarëve të Këshillit, Fetah Podvorica, Isa Haxhiu, Shyqri Nimani, Eda Vula, Bajram Berisha, Naser Sahiti, Zymer Neziri, Sabile Basha-Keçmezi, Husnija Bubuljica, Alush Musa, Ramadan Zejnullahu, Musli Bajraktari, Zejnullah Gruda, Nexhmi Rexha dhe Radivoje Mançiç.

Kuvendi, gjithashtu duhet të sigurojë fonde për realizimin e programit të propozuar nga Qeveria. Por, anëtarët e tij janë shprehur të habitur e të gëzuar kur kanë marrë lajmin. Musli Bajraktari, profesor në fakultetin Teknik, është befasuar kur gazeta e ka kontaktuar për të marrë deklaratë prej tij në cilësinë e anëtarit të Këshillit Kombëtar të Kosovës.

“Nuk e kam ditur që sot (e enjte) është votuar për Këshillin”, ka thënë ai. “Ministria na ka caktuar si anëtarë, tani na thërrasin dhe na japin detyrat që i ka Këshilli”, ka shtuar ai. Naser Sahiti, profesor në Fakultetin e Inxhinierisë mekanike, ta treguar se po ashtu nuk ka qenë në dijeni që të enjten (dje) është votuar për Këshillin Kombëtar të Shkencës.

Duke iu referuar programit të këshillit të prezantuar në vitin 2010m ai ka treguar për funksionin e Këshillit. “Programi i ka pasur të definuara pesë prioritete për punë hulumtuese e kërkimore në fushat si energjia dhe ambienti, mjekësia, dhe fusha të tjera”, ka thënë Sahiti, derisa ka treguar se të gjitha strategjitë me të cilat do të duhej të punohej duhet të jenë brenda këtyre pesë orientimeve që i ka paraparë Këshilli.

“Roli i këshillit është i madh. Është e paraparë me nga ana e ministrisë të funksionalizohet”, ka shtuar ai. Dukagjin Pupovci, njëri ndër autorët e programit të Këshillit Kombëtar të Shkencës ka qenë i propozuar, por i cili nuk është pjesë anëtarëve të këtij këshilli ka thënë se nuk e ka ditur se është bërë emërtimi i anëtarëve të Këshillit.

RCCOLA

Ai ka treguar se rolin e këtij këshilli. “Këshilli Kombëtar i Shkencës është organi më i lartë për hartimin e politikave shkencore në Kosovë. Në vitin 2010 e ka zhvilluar programin kombëtar të shkencën, të cilin e ka aprovuar Kuvendi i Kosovës”, ka treguar Pupovci. Se është emëruar anëtare e Këshillit, nuk ka qenë e informuar as Eda Vula, profesoreshë në Fakultetin e Edukimit.
“Faleminderit që më njoftuat fillimisht. Jam nga mëngjesi në punë , e nuk e kam parë vendimin që e paska marrë Kuvendi”, ka thënë Vula.

Në mars të vitit 2010, Këshilli i Kombëtar të Shkencës ka publikuar programin e tij, mbi të cilat e bazon veprimtarinë e vet. Programi duket ideal në veprimtarinë shkencore e krijuese, në të cilin flitet detajisht për të gjitha fushat. “Në bazë të Ligjit nr. 2004/42 për Veprimtarinë Kërkimore-Shkencore, Programi Kombëtar i Shkencës duhet të synojë, ndër të tjera, që të punojë për identifikimin e prioriteteve shkencore, për të krijuar kushte për investime infrastrukturore, për të forcuar pjesëmarrjen në projektet ndërkombëtare kërkimore-shkencore dhe për të përpunuar një program sistematik arsimor për hulumtues”, shkruan ën programin e hartuar rreth katër vite më parë.

Po ashtu është thënë se programi ka për qellim të neutralizojë deficite duke ofruar një kornizë konceptuale për ngritjen e kapaciteteve shkencore në Kosovë.

Synimet specifike të shkencës dhe teknologjisë, sipas programit të hartuar kanë për bazë 5 objektiva kryesore: Objektivi 1: Zhvillimi i kapaciteteve njerëzore për veprimtari kërkimore- shkencore; Objektivi 2: Zhvillimi i infrastrukturës kërkimore shkencore; Objektivi 3: Ndërkombëtarizimi i veprimtarisë kërkimore-shkencore; Objektivi 4: Forcimi i lidhjeve midis shkencës, shoqërisë dhe ekonomisë për të nxitur

zhvillimin ekonomik dhe shoqëror; Objektivi 5: Përsosmëri në veprimtarinë kërkimore-shkencore.

Ndërkaq, megjithë përpjeket e vazhdueshme të gazetës gjatë tërë ditës së djeshme për të kontaktuar zyren e Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, kjo qe e pamundur./zeri/