UBT

Shkolla “Nazim Hikmet” organizoi orë letrare për nder të festës së flamurit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Sot, më 27 Nëntor 2023, në bibliotekën e shkollës “Nazim Hikmet” në Dobërçan, u mbajt “Orë letrare” për nder të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit Kombëtar.

Ky aktivitet është përgatitur nga mësimdhënësit: Bahrije Shabani, Reshat Ramadani dhe Besart Berisha, ndërsa të pranishëm ishin poetë të shquar të Anamoravës, si: Sabit Rrustemi, Ramadan Mehmeti, Albina Idrizi, Mehmetali Rexhepi, Nexhat Rexha dhe Baki Krasniqi, të cilët me pjesëmarrjen e tyre e bënë më madhështore këtë ditë feste, duke dhuruar edhe librat e tyre për bibliotekën dhe nxënësit tanë.

E veçanta e këtij aktiviteti ishte prezantimi i poezive të këtyre poetëve nga nxënësit, të cilët ishin ulur përballë tyre. Ndërsa, pas prezantimit ata morën edhe nga një libër dhuratë me autograf të autorëve.

Drejtori i shkollës, z. Fadil Shabani, i përshëndeti dhe i falënderoi poetët për pjesëmarrjen e tyre në këtë aktivitet, në veçanti për faktin se, falë vullnetit dhe dëshirës për të sjellë tituj të ndryshëm të librave të tyre, tani biblioteka e shkollës është pasuruar, dhe këta libra do të jenë në dispozicion për nxënësit tanë.

Mobi Casa


Për rëndësinë historike të 28 Nëntorit, foli arsimtari i historisë, Rexhep Arifi.

Pas përfundimit të aktivitetit, për mysafirët ishte përgatitur edhe një koktej rasti nga kolektivi i shkollës sonë.

URIME 28 NËNTORI – DITA E FLAMURIT KOMBËTAR DHE PAVARËSISË SË SHQIPËRISË!
FESTOFSHIM GJITHMONË SË BASHKU!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.