KKVITI

Sërish me shi

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Kushtuar dy dëshmorëve; Njazi Rexhepit, Sllatinë e Epërme dhe Florin Maliqit, Sodovinë e Qerkezve, Viti.

Sa herë vjen 6 Maji fillon të bie shi
Duke i kujtuar dy dëshmorët tanë
Ata n’luftë shkuan të luftojnë për liri
Ishin krenarë që për Kosovën ranë…

Dy të rinj, Njazi Rexhepi dhe Florin Maliqi
Kapën pushkët që atdheut t’i dalin zot
Nuk i ndali as bora,shiu e as serbfashisti
Ishin betuar se do të mbrojnë këtë tokë.

UBT

Me 6 Maj u vranë në Betejën e Kosharës
Duke i dridhur kufijtë që na ndanë me vite
Ishin kufi t’caktuar nga regjimi jugosllavës
Që kishin coptuar tokat tona të lashta ilirie.

Sot populli dëshmorët i kujton me respekt
Duke kujtuar çdo vit heronjtë tanë dëshmorë
Dhe shkollat,rrugët mbajnë emrat e shenjtë
Dhe kurrë s’do i harrojmë në Kosovën tonë

Zymer H.Haliti, 6 maj 2023

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.