UBT

Kuvendarët e Gjilanit miratojnë dhënien në shfrytëzim të pronës komunale në afat prej 30 vitesh për ndërtimin e kampusit të Universitetit “Kadri Zeka”

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kuvendi i Komunës së Gjilanit, në seancën e jashtëzakonshme të udhëhequr nga Kushtrim Kadriu, kryesues, ka miratuar dhënien në shfrytëzim të pronës komunale në afat prej 30 vitesh për ndërtimin e kampusit të Universitetit “Kadri Zeka”.

Duke qenë se nuk pati dakordancë mes pozitës dhe opozitës për dy lokacionet e propozuara, me 26 vota për është votuar për parcelën prej 8327 m2 (P-70403013-05450-30), që është pranë Universitetit “Kadri Zeka”, por jo edhe për hapësirën punuese dhe mësimore në objektin e shkollës së mesme të Bujqësisë, në lagjen “Zabeli i Sahit Agës”, nën arsyetimin se në këtë shkollë janë paraparë investime.

Eco Higjiena

Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, duke iu përgjigjur kritikave të opozitës për negligjencë për çështjen e kampusit universitar, ka thënë se vazhdimisht ka pasur përpjekje, takime të rregullta e vizita në terren nga ai dhe ekipi i tij me përfaqësues të Universitetit “Kadri Zeka”, për të bërë zgjidhje.

“Është e vërtetë që në Gjilan nuk ekziston asnjë tokë e dedikuar për Universitetin, por kjo gjendje ka qenë prej vitit 2013, kur është themeluar ky Universitet”, ka thënë Hyseni./rajonipress

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.