Uji Dea

Tentoi ta zhbëjë historinë, Osmani-Vokshi e PDK-së thotë se partia e Gërvallës që u shkri në VV ka sistem monist

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kandidatja e PDK-së për deputete, Florentina Osmani-Vokshi, është parë krah gruas së ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, Violetës.

Sipas Osmani-Vokshit, ajo vazhdon e pathyeshme të jetë krah grave, dhe të japë shembullin më të mirë të rezistencës, transmeton klankosova.tv.

”Bisedë me Violetë Veselin, gruan e fortë e të pathyeshme e cila vazhdon të jetë krahë grave dhe jepë shembullin ma të mirë të rezistencës. Fitorja e PDK – së , do të sjellë fitorën kryesore Violetë, bashkimin tuaj familjar”, shkruan ajo ndër tjera.

E në një prononcim për klankosova.tv, ajo ka shpalosur detaje mbi arsyet pse zgjodhi të aderojë në Partinë Demokratike të Kosovës dhe të braktiste Listën Guxo e cila u shkri në Vetëvendosje.

Ajo e cila kaloi në PDK me propozim të ish-eprorit të UÇK-së, Ramë Buja, thotë brenda partisë së Gërvalles kishte urrejtje patologjike dhe nuk pranonte që të zhbëhej historia.

”Duke parë realitetin brenda subjektit, unë reflektova pasi që: aty nuk kishte projekt politik por projekt hakmarrës ndaj individëve të caktuar. Urrejtja patologjike aty ka dëmtuar dhe vazhdon të dëmton rënd imazhin e Kosovës”, shprehej ajo.

Hidromorava

”Këtë nuk ma lejon etika ime morale, familjare e as profesionale që të mos reagoj ndaj kauzës për shkatërrimin e imazhit të shtetit”.

Siç shton Osmani-Vokshi e cila në këto zgjedhje garon me numrin 95, Guxo, ka të instaluar sistem monist që rrezikon demokracinë.

”Instalimi i sistemit monist në atë subjekt rrezikon demokracinë e qeverisjes së atij subjekti në të ardhmen”.

Ndërsa me reflektimin e saj, ajo premtoi se do jetë zëri i qytetarëve.

”Unë ndoshta jam vonuar të kthehem tek rrënjët e mia, por ju premtoj që ashtu siç jam munduar të punoj me integritet dhe sinqeritet do të bëjë krejt të mundurën, që ato vite që nuk isha me ju (PDK) do t’i zëvendësojë shumë shpejtë me punë dhe përkushtim për PDK-në dhe Kosovën”.