Hidromorava

Agushi: Kjo opozitë nuk mund ta mposhtë pushtetin aktual, alternativa e vetme është BNA

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Unë besoj fuqishëm që BNA-ja do ta mposht këtë pushtet aktual, se sa për opozitën nuk besoj që munden ta mposhtin kurrë thotë Isa Agushi kryetar i BNA.

Agshi mendon se Alternativa e vetme dhe e fundit është BNA-ja se të tjerat krejt i kemi provue.

Mobi Casa

“Qytetarët duan ndryshime dhe subjektin e vet vendor që ka munguar që moti. Ne do të qeverisim me qytetarët e Gjilanit dhe me njerëzit ma të mirë që i kemi me profesione të ndryshme. Ne mendojmë që në zgjedhjet e Nëntorit do të fitojmë pa ballotazhë sepse koha është e jona sepse të gjitha subjektet i kemi provue dhe na kanë zhgënjye me punët e tyre” thotë Agushi për rajonipress.

Ai thotë se me besimin në zot dhe besimin e qytetarëve do të dalim faqebardhë në zgjedhjet që do të vijnë shumë shpejt./rajonipress/