Fundamenti

Kur edhe qentë e pushtojnë oborrin e Gjykatës së Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Janë dy qenë të mëdhenj që qëndrojnë në hyrje të Gjykatës së Gjilanit dhe që askush nuk e merr mundin me i largue prej aty. Naseri një qytetar që po priste për të hyrë në Gjykatë tha se kjo është pamja reale e Gjykatës së Gjilanit.

Janë dy qen të mëdhenj që qëndrojnë në hyrje të Gjykatës së Gjilanit si roje nderi dhe të cilët i bezdisin qytetarwt dhe palët që kanë punë brenda këtij institucioni.

Akuzat e shumta që po ndodhin në këtë institucion kohëve të fundit i kanë dhënë imazh dhe hije të keqe një sistemi të drejtësisë që tashmë po shihet se brenda tij është i kalbur.

Naseri një qytetar që po priste për të hyrë në Gjykatë tha se kjo është pamja reale e Gjykatës së Gjilanit.

Fundamenti

“Këta qen janë këtu sepse e tillë është edhe vet Gjykata. Askujt si pengojnë me përjashtim të palëve të cilët edhe frikësohen edhe u duket e paarsyeshme kjo pamje” tha Naseri.

Hasimja një qytetare që kishte punë për të kryer në Gjykatë tha se është trishtuar kur i ka pa qentë aty.

“Unë kam frikë edhe ashtu nga qentë dhe kur i pash teksa vrapuan në drejtim timin u shtanga. Kjo nuk është kulturë në radhë të parë sepse ata mund të kafshojnë” tha Hasimja./rajonipress/