Fundamenti

Kujtesa historike: Si ndodhi depërtimi i dhunshëm, rrahjet e maltretimet, më 6 prill 1999 në Përlepnicë

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Ne përlepnicasit, i harrojmë të bëmat e vëllaut! Por, kurrë nuk i harrojmë të bëmat e sllavit! Nëse tentohen të harrohen masakrat, vrasjet, e gjitha të këqijat e serbit, kjo në Përlepnicë ska kaluar, por as që kalon! Nëse harrohet e kaluara, e sotmja dhe e nesërmja ska të ardhme! Vëllaut falja gjakun, por armikut merrja hakun! Në emër të përlepnicavse, mos u mundoni të falni!.

Përlepnicasit nuk harrojmë, sepse shkruajnë ! Përlepnicasit falin vëllaut, por, kurrë armikut! E ngrita këtë pyetje, se ishte një ditë tepër e rëndë për përlepnicasit! Ishte ditë kur jehuan armët serbe, ishte ditë kur luftohej me jetën! Ushtria serbe e bëri rrethimin, paramilitarët, filluan rrahjet, duke shënjuar me snajper e plagosën rëndë Nexhmedin Kazazin mysafir nga Dobërqani, me plumba dumdum!

Dërgimi deri në Prishtinë për intervenim, është kapitull në vete, ku çdo ndalje në rrugë për Prishtinë, ishte edhe tentim t’i pushkatojnë, duke aluduar se është ushtar i UÇK-së! Hyrja e paramilitarëve serb, edhe me rus e filluan nga shtëpia e mësuesit Shefki Bajrami, me maltretime e rrahje, të anëtarëve të familjes!

Ekspedita e paramilitarëve vazhdoi në shtëpinë e arsimtarët Shefik Shaqiri, përsëritej rrahja dhe fyerja në shtëpi të arsimtarit Shefik! Kështu që arsimtarit Shefik Shaqiri u mor peng nga paramilitaret!

Rrahjet vazhduan me mësuesin Nazim Xhelili dhe Arif Qerimi! Njashtu, në ndërkohë, derisa mbushej rruga me qytetarë, paramilitarët hodhën bomba në oborrin e shtëpisë së mësuesit Esat Mehmeti, dhe thonin se aty ka UÇK, fati deshti që familja e mësuesit Esat ishte në rrugë!

Kërkesa e paramilitareve, nga arsimtar Shefik Shaqiri, ishte të identifikojë kryesinë dhe aktivistët e Përlepnicës! Por, fal shkathtësive, dhe gjindeshmërisë së arsimtarit, i ka bindur paramilitarët se s’kemi strukturë të udhëheqjes, por, për të komunikuar, mundeni me hoxhën, imamin e xhamisë Abdylhakim Shaqiri!

Kështu që hoxha e mori tërë situatën në dorë, për të biseduar dhe komunikuar me qytetarët!

KKVITI

Pastaj, hoxhën e detyruan të fton qytetarët me dal në rrugë, dhe me u tubuar! Pas tubimit në rrugë filloj plaçkitja e qytetarëve, nga paratë, telefonat mobil, automjete, dokumente!

Pas të gjitha këtyre plaçkitjeve na u dha urdhër që nga ora 11.00 të shpërngulemi! ! Në ora 11.00 u nisëm, pa adresë ku! Dhe në bisedë me hoxhën vendosëm të shkonim kah Bujanoci, qëllimi ynë ishte sa i rrezikshëm aq befasues, sepse donim t’a senzibilizonim, por edhe me kolon të bëjmë me dije faktorit ndërkombëtar se, kjo është ushtria serbe!

Por, reagimi i ushtrisë serbe të Dheu i bardh ishte, thuajse kolona e jonë, ishte një bombë e kurdisur me sahat! Kur, mbërritëm të Dheu i bardhë, ushtria serbe u habit se kah po shkon kjo kolon aq e madhe, me automjete e traktor e kamion, u bë një tollovi e pa parë, reagime, kërcënime, si dhe të rënia me grushta e shqelma !

Por, kjo është minimumi i asaj, çka na kishte gjetur rrugës për Maqedoni apo Shqipëri! Ai korridor do të ishte rruga e tmerrit, korridor i kontrolluar nga paramilitarët! Edhe ky hap, tregoj në mençuri të imamit me disa qe e morëm këtë hap!

Në pyetjen e oficerëve kush ju ka thënë? Ne iu përgjigjem se urdhrin e dhanë paramilitarët, ata na thanë të nisemi si kolonë kah Serbia sepse rrugët janë të bllokuara?
Oficerët serb na kthyen, kështu disa shkuan në Topanicë, Koretin, Rogaqice e Hodonoc, e Dobërqan! Ne me vete në kolonë kemi pasur edhe 15 familje refugjatë nga Drenica, që ishin nga viti 1998 me mbi 70 anëtar!

Disa pleq të Përlepnicës, nuk pranuan me ardhë me ne, por edhe disa të rij shkuan t’i bashkëngjiten UÇK-së! Pas, 3 dite përsëri u kthyem në Përlepnicë, por, kjo zgjati vetëm deri më 14 prill, përsëri shpërngulje, depertim, refugjat!

Vazhdon kalvari i përlepnicasëve! Ne përlepnicasit, i harrojmë të bëmat e vëllaut! Por, kurrë nuk i harrojmë të bëmat e sllavit! Nëse tentohen të harrohen masakrat, vrasjet, e gjitha të këqijat e serbit, kjo në Përlepnicë ska kaluar, por as që kalon! Nëse harrohet e kaluara, e sotmja dhe e nesërmja ska të ardhme! Vëllaut falja gjakun, por armikut merrja hakun! Në emër të përlepnicasve, mos u mundoni të falni!./nuhi nuhiu/rajonipress/