United Hospital

Lamtumirë një juristi vizionar, avokati Shemsedin Pira kujton me dhimbje mikun dhe bashkëpunëtorin Fatmir Mehmeti

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Më 27 prill 2026, u nda nga jeta Fatmir R. Mehmeti, jurist i diplomuar dhe bashkëpunëtor i afërt në zyrën e avokatisë, duke lënë pas një boshllëk të madh jo vetëm në profesion, por edhe në rrethin e miqve dhe familjarëve. Për avokatin Shemsedin Pira, kjo humbje është thellësisht personale.

Në një reagim emocional, ai e përshkruan Mehmetin jo vetëm si koleg shumëvjeçar, por si mik të afërt që nga fëmijëria.

“Ishte një jurist vizionar, i aftë të trajtonte dhe zgjidhte edhe çështjet më të ndërlikuara që kalonin nëpër duart tona çdo ditë,” shprehet ai.

Mehmeti kujtohet si një njeri i afërt, komunikativ dhe me një etje të pashuar për dije. Përkushtimi i tij ndaj arsimit reflektohej edhe në kujdesin për edukimin e fëmijëve të tij, duke lënë një gjurmë të thellë si prind dhe profesionist.

ARKATANA

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta erdhi papritur në orët e hershme të mëngjesit, pikërisht në momentin kur kolegët po përgatiteshin për një ditë të zakonshme pune.

“Familja humbi më të dashurin e tyre, ndërsa ne humbëm një bashkëpunëtor të jashtëzakonshëm, kontributi i të cilit nuk do të mbulohet kurrë nga pluhuri i harresës,” thekson Pira.

Fatmir R. Mehmeti do të kujtohet për profesionalizmin, përkushtimin dhe njerëzillëkun e tij, vlera që e bënë të pazëvendësueshëm në jetën e atyre që e njohën.

I ndjeri u prehtë në paqe.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.