Fundamenti

Kuçuku: Identiteti shqiptar është paradoksal

/ 3 minuta lexim
KKVITI

“Dinamika bashkëkohore e identitetit shqiptar” ka qenë tema që është diskutuar paraditen e së enjtes në kuadër të Seminarit për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare në një ligjeratë të mbajtur nga profesor, Bashkim Kuçuku.

Ai konsidron çështjen e identitetit si njërën nga çështjet më të koklavitura dhe më problematike për t’u diskutuar, duke thënë se identiteti shqiptar në ditët e sotme është në një situatë paradoksale, “Identiteti shqiptar në ditët e sotme është paradoksal” tha profesori i Universitetit të Tiranës, Bashkim Kuçuku, duke shtuar se nga njëra anë identiteti është në liri dhe nga ana tjetër është i rrezikuar nga disa faktorë të kësaj lirie. Në ligjëratën e tij para seminaristëve, ai tha se historikisht identiteti shqiptar ka qenë i rrezikuar nga mungesa e lirisë.

Lufta e fundit në Ballkan mes shqiptarëve dhe serbëve nuk ishte vetëm thjesht një luftë politike, ushtarake dhe ekonomike, por në thelb ishte një luftë identitare, tha profesor Kuçuku. Ai përmendi problemet dhe rreziqet e zhbërjes së identitetit shqiptar në rrethanat e sotme, duke shtuar se disa nga këto rreziqe vijnë nga integrimi dhe nga copëzimi politik. “Integrimi i shqiptarëve në BE mundësia e punësimit dhe jetesës në hapësira të tjera, pra përhapja e shqiptarëve në mes të identiteteve të tjerë, përbën një rrezik të madh. Rreziku u dytë vjen nga vazhdimi i copëzimit politik.” Kuçuku tha se përballë këtyre problemeve të vështira shqiptarët nuk kanë asnjë lloj strategjie.

“Përballë këtyre problemeve shqiptarët nuk ndjekin asnjë politikë as të thjeshtë as të ndërlikuar, madje shqiptarët e Republikës së Shqipërisë nuk kanë qenë asnjëherë të mbrojtur nga shteti shqiptar të paktën me deklarata zyrtare”, ka thënë ai.

Mobi Casa

Profesor Kuçuku ka përmendur edhe disa nga veprat që kanë trajtuar çështjen e identitetit shqiptar, si ajo Ismaijl Kadare “Identiteti evropian i shqiptarëve” , Rexhep Qosja “ Ideologjia e shpërbërjes”, Fehmi Agani “ Demokracia, kombi, vetëvendosja”.

Gjuha dhe letërsia janë bartëset, kultivueset dhe zhvillueset kryesore të identitetit shqiptar në historinë e tij, tha profesor Kuçuku në ligjëratën e tij, duke shtuar se kjo është aparatura më e mirë që ka funksionuar gjithmonë.

Pasditen e së enjtes kanë mbajtur referime Arsim Ejupi me temë “Lugina e Preshevës si vazhdimësi e natyrshme e trungut gjeoetnik shqiptar”, Ilir Muharremi “Teatri ekzistencialist dhe absurd”, pastaj studiuesit Visar Munishi, Pranvera Osmani, Hava Qyqalla dhe Mehmet Rukiqi./zeri/