UBT

Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Nënsekretarja amerikane, Elizabeth Allen pas takimit me presidenten Vjosa Osmani është shprehur se kishin një bisedë produktive sa i përket dezinformimit, mbështetjes për shoqërinë civile dhe angazhimin multilateral.

“Diskutuam edhe për çështjet kritike, rrugëtimin euroatlantik dhe evropian të Kosovës. Ne mbështesim trajektoren e Kosovës drejt institucioneve euroatlantike përmes bashkëpunimit të ngushtë”, ka thënë Allen.

Ajo shtoi se kanë diskutuar edhe për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Eco Higjiena

“Diskutuam edhe për hapat kryesorë për udhëtimin euroatlantik të Kosovës përmes asociacionit të komunave me shumicë serbe. Biseduam edhe për investimet në rini, trajnime dhe edukime për te siguruar një të ardhmë të ndritur”, u shpreh Allen.

Allen tha se ShBA-të janë të përkushtuara ndaj popullit të Kosovës si gjithmonë.

“Faleminderit presidente Osmani që jeni bashkuar në këtë iniciativë tonë për të luftuar më mirë dezinformimin dhe manipulimin e informatave dhe punën tuaj për të ndihmuar në vazhdimin e marrëdhënieve pozitive mes dy vendeve tona . Jam e nderuar që jam këtu si mike dhe partnere”, tha nënsekretarja amerikane, Elizabeth Allen. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.