Eko Higjiena

Vdes ish-gazetari dhe zyrtari i MPJ-së, Arben Rugova

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Ka vdekur dje, ish-gazetari dhe zyrtari i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Arben Rugova, shkruan Gazeta Express.

Për vdekjen e tij ka njoftuar familjari Ragip Rugova. Ai do të varroset të enjten më Plavën e Malit të Zi.

Së fundmi Rugova ka qenë zyrtarë përgjegjës për Qasje në Dokumente Publike në MPJ.

Rugova ka lindur në Plavë të Malit të Zi më 3 maj të vitit 1972.

RCCOLA

Ka mbaruar Fakultetin e Gazetarisë në Universitetin e Tiranës.

Prej viti 2002 e këndej është i angazhuar në shtypin e përditshëm kosovar.

Ka punuar në sektorin e arsimit dhe të politikës në gazetën Koha Ditore ; portalin Telegrafi.com ; ka qenë bashkë-themelues i gazetës Express ; kryeredaktor i gazetës lajmi.net e të tjera. /Express/