UBT

Kryeprokurori Kadriu priti në takim Drejtorin e Policisë Rajonale të Gjilanit

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, z. Arben Kadriu, ka pritur në takim pune Drejtorin e Policisë Rajonale të Gjilanit, z. Agron Rukiqi, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, ku në këtë takim ishin prezent edhe prokurorët nga Departamenti për Krime të Rënda dhe Departamenti Përgjithshëm i kësaj prokurorie.

Gjatë këtij takimi, temë diskutimi ishte koordinimi dhe bashkëpunimi në ndërmarrjen e veprimeve të përbashkëta, me ç’rast Kryeprokurori Kadriu dhe Drejtori Rukiqi vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm mes këtyre dy institucioneve.

Gjithashtu, u diskutua sa i përket komunikimit mes institucioneve gjatë kujdestarive, pastaj për ndërmarrjen e veprimeve gjatë realizimit të urdhër kontrolleve.

FIDANISHTJA

Nga Kryeprokurori u kërkua që të trajtohen me prioritet të gjitha rastet kriminale, e posaçërisht rastet e dhunës në familje dhe kërkoi që të ndërmerren të gjitha veprimet që në fazën fillestare të paraqitjes së tyre.

Nga Drejtori Rukiqi, u theksua se në krahasim me gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar, në këtë gjashtëmujor ka rënie të rasteve të lëndimeve të rënda trupore, vjedhjeve, grabitjeve, aksidenteve me fatalitet.

Takimi rezultoi me gatishmërinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm dhe vazhdimin e takimeve të rregullta mujore./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.