ZN

Maliqi: Viti 2024 i humbur dhe me plotë mangësi, viti 2025 do të jetë vit i LDK-së

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Viti 2025 do të jetë vit i LDK-së, si në nivel qendror e cila më 9 shkurt në zgjedhjet parlamentare, e që do të përcaktohet fituesi në Gjilan, e ai do të jetë pa dyshim LDK, po ashtu në tetor të vitit 2025 do të jenë zgjedhjet për kuvendin komunal dhe për Gjilanin, ku qytetarët nuk do të lejojnë që të përsëritet edhe një mandat i humbur ka shkruar Latif Maliqi asambleist i LDK-së.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetar viti që po e lamë mbas tashmë 2024, ishte një vit me plotë angazhim dhe me plot punë në të mirë të qytetarëve.

Ishte një vit ku unë u mundova që të jap nga vetja fuqinë time si në kuvend po ashtu edhe në jetën e përditshme që sa më shumë të jem afër qytetarëve dhe kërkesave e nevojave të tyre të cilat i drejtuan në drejtimin tim apo me ato kolektive që e kam vlerësua, që po e bëj një argat në at për ta artikulu besimin, që më është dhënë nga ana juaj.

Të dashur qytetar, vlerësimi mbetët nga ju, që ta shihni korrektësinë apo sinqeritetin tim aty ku kam mundur ta tregoj.
Po të pytesha unë për vitin 2024 nga qytetarët se si e cilëson.

Unë do të thoja që ishte një vit i humbur dhe me plotë mangësi sepse ne kemi mundur shumë ma shumë me dhanë për qytetin tonë.

Por pse nuk e kemi dhënë këtë, besoj që edhe ju të dashur qytetar ishit të informuar që ka pasur aq shumë dallime në mes të Kuvendit dhe ekzekutivit dallime të cilat deshëm apo nuk deshëm kanë pasur ndikim në jetën e qytetarëve tonë, aty ku mu më ka dhanë mundësia dhe partisë time LDK-së jemi treguar shumë konstruktiv për t`i shtyrë shumë gjëra përpara.

Në kuvend na përcjellën shumë her edhe tensione për të cilat jam në gjendje t`ju kërkoj falje, por gjithmonë jemi munduar që ta japim ma të mirën, por kishte edhe punë të mira të cilat janë në funksion të qytetarëve dhe në ndikimin e tyre.

ZN

Jam shumë krenar që nga ana juaj të dashur qytetar që ma dhatë mundësinë që të jem pjesë e shumë projekteve konkrete, e që përmes votës time të kalojnë në drejtim të juajin.

Projektet që kanë kaluar, e qe shihen në teren dhe që janë të prekshme nga qytetarët dhe plotë të tjera që pritet të përfundojnë në vitin 2025 do ta karakterizojshin angazhimin tim në kuvend.

Fjalimin tim në kuvendin komunal e kam përmbyllur në 2024 me propozimin e ndarjes së lokacionit për Heroin e kombit Jusuf Bahftjarit apo siç njihet si “Hoxh Lipovica” e për të cilën jam falënderues ndaj familjes Bahtjari dhe mundësinë e dhënë nga kolegët e mi të LDK-së, e që rezultoi me përkrahje nga këshilltarët komunal.

Viti 2025 do të jetë vit i LDK-së, si në nivel qendror e cila më 9 shkurt në zgjedhjet parlamentare, e që do të përcaktohet fituesi në Gjilan, e ai do të jetë pa dyshim LDK, po ashtu në tetor të vitit 2025 do të jenë zgjedhjet për kuvendin komunal dhe për Gjilanin, ku qytetarët nuk do të lejojnë që të përsëritet edhe një mandat i humbur.

LDK me gjithë kapacitetin e saj do të sjell një frymë të re determinuse në zhvillimin ekonomik e social, në komunën tonë dhe nuk do të lejoj që qyteti jon të bëhet qytet i anashkaluar, pa grande të performances, pa transparencë dhe pa autostradë, e pa stadium me një fjalë pa alternativë, sepse vetëm LDK me lidershipin e saj, e din më së miri se çka ju duhet qytetarëve të Gjilanit.

Unë jam i hapur për çdo kritik apo sugjerim apo këshill, çka do që ju e shihni tek unë sepse unë jam i hapur ndaj juve, po aq sa unë e kam ngritur karakterin tim, ju jeni ata që ma keni krijuar karrierën time.

Kështu që urime e me fat dhe me plot shëndet e gëzime viti i ri 2025
Na prift e mbara në çdo aspekt të jetës.
Faleminderit …