Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan priti një delegacion të lartë nga Republika e Turqisë

Gjilan – Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan Naim ef. Aliu priti sot në takim një delegacion nga Republika e Turqisë. Delegacionit i printe këshilltari për çështje fetare Bunyamin Albayrak i cili shoqërohej nga Ramazan Yilmaz drejtor i Qendrës Kulturore “Yunus Emre”, Veysel Erdel – këshilltar për arsim, Nedim Arslan – Drejtor gjeneral i Fondacionit Meaarif dhe Ahmet Sacit, këshilltari për Kulturë.
Kjo vizitë kishte për qëllim ngritjen e bashkëpunimit në realizimin e projekteve të përbashkëta me Bashkësinë Islame të Kosovës, në fushën e trashëgimisë kulturore islame dhe atë arsimore e edukative.
Aliu falënderoi mysafirët për projektet e realizuara në komunën e Gjilanit derisa ishte mendim i përbashkët se bashkëpunimi në fusha të ndryshme duhet të vazhdojë edhe më tutje njoftoi Agim Hyseni./rajonipress/