Foniqi takohet me KFOR-in turk dhe amerikan, flasin për të drejtat e njeriut
Gjilan – Ky takim përbën një moment të rëndësishëm në fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, duke theksuar përkushtimin tonë të përbashkët për krijimin e një shoqërie të drejtë, të sigurt dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë qytetarët ka shkruar Ardian Foniqi.
Postimi i plotë:
Në cilësinë e Udhëheqësit të Sektorit për të Drejtat e Njeriut dhe Komunitet, pata kënaqësinë të mirëpres në takim komandantin e KFOR-it Turk për Rajonin e Gjilanit, z. Yunuz Yildiz, dhe përfaqësues të KFOR-it Amerikan.
Diskutuam çështje kyçe që lidhen me të drejtat e njeriut dhe të fëmijëve, si dhe bëmë një pasqyrë të aktiviteteve që sektori ynë ka ndërmarrë për parandalimin e dukurive negative në shoqëri.
Ky takim përbën një moment të rëndësishëm në fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, duke theksuar përkushtimin tonë të përbashkët për krijimin e një shoqërie të drejtë, të sigurt dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë qytetarët.
Me respekt