Eko Higjiena

Aliu: Fitorja e LDK-së në Gjilan në këto zgjedhje do të jetë sinonim edhe i fitores në gjithë Kosovën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – LDK e Gjilanit i ka të gjitha predispozitat dhe kapacitetet që të dalë bindshëm fituese në zgjedhjet e ardhshme nacionale të cilat do të mbahen në shkurtin e vitit të ardhshëm, me theks të veçantë do të ketë kandidatura shumë të përgatitura profesionale dhe kredibile në të gjitha aspektet, por edhe nga aspekti i programit qeverisës “Rruga e Re” thotë Avdyl Aliu nga LDK-ja.

Postimi i plotë:

LDK e Gjilanit i ka të gjitha predispozitat dhe kapacitetet që të dalë bindshëm fituese në zgjedhjet e ardhshme nacionale të cilat do të mbahen në shkurtin e vitit të ardhshëm, me theks të veçantë do të ketë kandidatura shumë të përgatitura profesionale dhe kredibile në të gjitha aspektet, por edhe nga aspekti i programit qeverisës “Rruga e Re”.

ARKATANA

Suksesi i LDK-së së Gjilanit me kandidatët për deputet në Kuvendin e Kosovës do të determinoj edhe suksesin e LDK-së në mbare Kosovën, pra fitorja e LDK-së në Gjilan në këto zgjedhje do të jetë sinonim edhe i fitores në gjithë Kosovën.

Ky moment paraqet nevojën më të madhe për LDK-ne dhe “Rrugën e Re” për ta nxjerrë Kosovën nga kjo humnerë. Pra, Kosova gjithmonë ka nevojë për politikën e mençur dhe të urtë Rugoviane e sidomos në këtë moment shume delikat./rajonipress/