FITORJA

Demagogjia dhe dronët e Alban Hysenit me shifra marramendëse: Mbi 45 milionë euro investime po bëhen në Gjilan

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Investime milionëshe janë duke u zhvilluar aktualisht në të gjitha fushat e lagjet e Komunës së Gjilanit. Projekte madhore po realizohen në infrastrukturë, arsim, shëndetësi, sport dhe mirëqenie sociale kështu mendon Alban Hyseni i cili me video dhe dron po mundohet të tregoj se diçka po punohet në Gjilan e izoluar tërësisht në të gjitha aspektet.


Postimi i plotë:
Po ndërtohet Stacioni i Autobusëve, Kult Qendra, rruga “Hamdi Kurteshi”, Qendra ditore për të moshuar, kuzhina humanitare dhe bujtina për student, po rinovohet Palestra e Sportit, me 1 korrik do të vihet gurthemeli për ndërtimin e Shkollës së Mesme të Mjekësisë, ka nisur banimi i përballueshëm dhe social, Stadiumi i Qytetit dhe investimi në rrjetin e ujësjellësit.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha janë 45.78 milionë euro investime për Gjilanin.
“Kjo është shifra që përmbledh punën tonë për qytetin, projekte të mëdha që po zhvillohen në infrastrukturë, arsim, shëndetësi, sport dhe mirëqenie sociale”, tha Hyseni.
I pari i Gjilanit, theksoi se investime po zhvillohen në secilën lagje e sektor, me projekte që po e transformojnë qytetin.

GRANDEMALL


Ai tregon edhe projektet të cilat po realizohen dhe vlerën e investimeve e ato janë: Stacioni i autobusëve, në vlerë 1 milion euro. KultQendra, në vlerë 1.28 milionë euro. Rruga “Hamdi Kurteshi”, në vlerë 2.4 milionë euro. Qendra ditore për të moshuar, kuzhina humanitare dhe bujtina për student, në vlerë 2.5 milionë euro. Renovimi i Palestrës së Sportit, në vlerë 2.8 milionë euro. Shkolla e Mesme e Mjekësisë, në vlerë 3.3 milionë euro. Banimi i përballueshëm dhe social, në vlerë 4.5 milionë euro. Stadiumi i Qytetit, në vlerë prej 13 milionë euro dhe investimi në rrjetin e ujësjellësit: projekti Flows, në vlerë prej 15 milionë eurove.


“Shumica e këtyre projekteve janë tashmë në realizim, disa drejt përfundimit. Të gjitha me një qëllim të vetëm: ta bëjmë realitet Gjilanin që duam”, tha Hyseni./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.