RCCOLA

Hyseni: Universiteti i Gjilanit nuk ka lëvizje pozitive në aspektin e cilësisë

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në një blic intervistë për rajonipress, Flamur Hyseni profesor universitar dhe njëri nga kuadrot e para që është angazhuar në themelimin e Universitetit të Gjilanit e sheh si tejet dëshpëruese rangimin e këtij universiteti pothuajse në fund të listës. Hyseni thotë se Universiteti i Gjilanit me këtë infrastrukturë që ka nuk i plotëson kushtet as për një fakultet e mos të flasim për Universitet.

Rajonipress: Si e vlerësoni rangimin e UKZ në një pozitë tejet të palakmueshme, diku kah fundi. Ju keni qenë nga fillimi në procesin e themelimit, cilat janë shkaqet apo faktorët që Universiteti i Gjilanit është renditur aq poshtë?

Flamur Hyseni: Personalisht jam ndier jo mirë me të shikuar ranglistën, sepse qytetaria e Gjilanit dhe Universiteti i tij meriton shumë më shumë. UKZ është në prag të katër vjetorit të themelimit dhe po të shikohet në aspekt të cilësisë nuk ka lëvizje pozitive edhe pse kjo është hera e parë e matjes ndërkombëtare që i është bërë dhe natyrisht pozita e tillë nuk është e kënaqshme. Kur kësaj ja shtojmë edhe krahasimin me dy universitetet që janë themeluar për një ditë me një vendim, Gjakova dhe Mitrovica, dyjat janë në pozitë shumë më të mirë, sidomos Mitrovica. Vlerësimi është bërë për vitin e fundit. UKZ, siç dihet krejt aktivitetin e zhvillon në një objekt të ish SHLP-ës, i cili si plotëson kushtet as për fakultet e mos të flasim për Universitet ku janë rreth 5000 studentë, deri vonë ka pas kapacitete të vogla administrative, ka pas kapacitete të limituara menaxhuese, infrastrukturore, shkencore, mungojnë botimet shkencore dhe librat universitarë për nevoja të studentëve.

Rajonipress: Çka duhet të ndryshojë UKZ për ta përmirësuar imazhin dhe cilësinë e studimeve?

Flamur Hyseni: Në UKZ para se me ndryshuar duhet me ndodhë edhe shumë procese, siç janë: infrastruktura e cila është e viteve ’60 të shekullit të kaluar, aspektet profesionale – trajnime për stafin administrativ dhe menaxhues, trajnime metodologjike dhe akademike për stafin akademik, kur dihet se një pjesë e madhe e tyre në procesin akademik janë kyç nga pozicione tjera institucionale, që përparësi kanë pas vetëm përvojën e punës, raportet me studentët duhet të jenë më të drejta si të menaxhmentit ashtu edhe të stafit akademik.
Në UKZ nuk duhet të jetë e mjaftueshme vetëm organizimi i mësimit dhe orarit të tij. Ka lëvizje pozitive në ndërkombëtarizim, kohëve të fundit kanë filluar disa bashkëpunime ndërkombëtare dhe disa janë në proces e sipër.

Fundamenti

Rajonipress: A mendoni se UKZ është ende larg kompletimit të stafit profesional?

Rajonipress: UKZ në këtë aspekt duhet edhe më shumë të bëjë, stafi profesional është sfidë e vazhdueshme për secilin universitet, veçanërisht për UKZ. Për këtë më së miri përgjigjen studentët.

Rajonipress: Ka shume pakënaqësi ndaj UKZ për shkak të cilësisë së dobët në mësimdhënie. Sipas jush a është rekrutuar staf i duhur apo kanë dominuar kuadrot e dërguara nga të gjitha partitë politike?

Rajonipress: Po, kam dëgjuar për pakënaqësitë e tilla, ato janë pakënaqësi në grupe të caktuara brenda disa studentëve të zot, këto pakënaqësi duhet marrë seriozisht nga menaxhmenti, sepse në UKZ ka studentë të dalluar dhe mendje hapur dhe tejet kritik në mendime për çka munden shumë ta ndihmojnë menaxhmentin në këshillëdhënie për procese të caktuara akademike – studimore. Nuk ka ndonjë dominim të kuadrove politike, madje ka pak interesim nëpër konkurse, ku deri më tani nga ajo që ka qenë si shancë për seleksionim të stafit ka pas lëshime minimale, gjithnjë në raport me konkurrencën.