RCCOLA

Agushi: Qeveria dhe Komuna po injorojnë dhe përbuzin qytetarët gjilanas, hyrje daljet si në Kandahar

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Hyrje daljet në qytetin e Gjilanit janë bërë njësoj si në Kandahar, bashkëfajtor janë Qeveria dhe niveli Komunal, injorim dhe përbuzje të qytetarëve të Gjilanit që nuk e meritojnë këtë trajtim nga ata që e patëm shpresën e ndryshimit thotë Isa Agushi kryetar i BNA-së.

Kreu i BNA-së Isa Agushi ka apeluar tek organet qeveritare dhe komunale që urgjentisht të ndërhyn në sanimin dhe përmirësimit të kësaj gjendje jashtëzakonisht shumë të rëndë.

Mobi Casa

“Po të ishte BNA-ja në qeverisje nuk do të ndodhte kjo situatë dhe si subjekt jashtëzakonisht i organizuar i ofrojmë pushtetit lokal bashkëpunim dhe ndihmë me kuadrat tona profesionale si të dilet nga kjo gjendje e mjerueshme. Me shpresë që do të ndërmerren veprimet nga Komuna dhe Qeveria, që të dilet nga kjo gjendje mbetet të shihet, përndryshe si subjekt politik së bashku me qytetarët tan do të reagojmë me të gjitha mjetet demokratike” tha Agushi./rajonipress/