Qeverisja komunale injoron kërkesat dhe presionin qytetar

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Presioni i qytetarëve për të shpejtuar punimet në dy rrugët rajonale për Bujanoc dhe Ferizaj pritet të marrë epilog gjatë kësaj fundjave. Madje janë paraparë edhe protesta, por Alban Hyseni dhe drejtorët e tij janë strukur dhe nga frika apo mos dija nuk e kanë guximin qytetar që të përballen me kërkesat reale të tyre. Ardian Azemi thotë se këta janë për gjynah, Kushtrim Kadriu gjithashtu thotë se këta janë të paaftë. Ngjashëm mendojnë edhe shumë qytetar të anketuar.

Qeverisja komunale asnjë hap nuk e ka ndërmarrë për të ndikuar tek Ministria e Infrastrukturës që të shpejtojnë punimet në dy akset kryesore të Gjilanit, rruga në dalje për Bujanoc dhe Ferizaj.

Në të dy punimet ka vonesa ekstreme dhe punë jo profesionale. Tashmë ka pasur edhe protesta në Livoq, dhe presione e kërkesa të shumta të cilat vazhdimisht janë injoruar nga Alban Hyseni dhe ekipi i tij.

Endrit Isufi nga fshati Kmetoc dhe në emër të këshillit organizativ ka paralajmëruar protestë në shenjë pakënaqësie për punimet e ngadalshme, që po kryhen në rrugën Gjilan – Bujanoc.

Uji Dea

Elhamia qytetar gjilanas thotë se kjo qeverisje komunale do të mbahet mend gjatë për paaftësi menaxheriale dhe për mungesë të kuadrove.”Na morën në qafë, menduam se zgjodhëm ndryshimin kurse në fakt e sollëm në pushtet një parti amatoreske” shprehet ai.

Edhe, Mevludini qytetar mendon se Alban Hyseni ende po sillet si të ishte në opozitë dhe jo kryetar komune.”Vërtet është për gjynah kjo kategori e njerëzve, që edhe nuk din edhe nuk kanë guxim mu përballë me kërkesat qytetare. Kjo do t`i kushtojë shumë LVV në zgjedhjet lokale” shprehet Mevludini.

Ardian Azemi nga AAK ja thotë se kjo qeverisje është për gjynah, ndërsa Kushtrim Kadriu asamblist mendon se kjo qeverisje është e paaftë për tu marrë me probleme serioze që ka qyteti i Gjilanit./rajonipress/