Hidromorava

Gol dhe asistim – Meriton Korenica shpallet lojtari i ndeshjes në fitoren e Clujit ndaj Otelul Galatit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Futbollisti kosovar Meriton Korenica po vazhdon të shkëlqejë me paraqitjet e tij në elitën e futbollit rumun, atje ku luan në radhët e CFR Cluj.

Korenica u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes në fitoren që Cluji e mori në shtëpi me rezultat të ngushtë 3-2 ndaj Otelul Galatit në kuadër të javës së 21-të në Superligën e Rumanisë.

Reprezentuesi kosovar shënoi golin e parë të këtij takimi dhe asistoi tek goli i tretë i ekipit të tij që u shënua në minutën e 83-të nga Beni Nkololo.

Për paraqitjen e tij fantastike në këtë takim, Korenica mori notën 9.0 nga Sofascore e cila ishte më e larta se sa çdo lojtar tjetër në fushë.

FITORJA

Përveç golit dhe asistimit, Korenica pati edhe dy driblime të kompletuara, 26 pasime të sakta, katër pasime kyçe, një shans të madh për gol të krijuar, pesë duele të fituara dhe bëri tri ndërhyrje.

Me një fjalë ai ishte ku do që ekipi pati nevojë, si në fazën defanzive ashtu edhe në atë ofanzive për të marrë tri pikët e radhës në kampionat.

28-vjeçari ka 20 ndeshje të zhvilluara këtë sezon në ligë ku tashmë ka arritur në shifrën e tri golave të shënuar dhe po aq asistimeve./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.