ARKATANA

Armando Broja do luajë për herë të parë pas dëmtimit të rëndë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ditët e këqia kanë përfunduar. Armando Broja ka nisur numërimin mbrapsht deri në debutimin e tij me Everton në Premier League. Sulmuesi kuqezi ka nisur prej dy javësh të stërvitet me pjesën tjetër të ekipit, pas dëmtimit të rëndë në tendinën e akilit.

Por sipas mediave angleze, rikthimi në aksion i Brojës është vetëm çështje ditësh. Sipas këtyre raportimeve, këtë fundjavë futbollisti do të luajë me skuadrën U21 të klubit nga Liverpool. Kjo do të jetë prova gjenerale dhe do të vendosë nëse ai do të jetë i gatshëm për sfidën e fundjavës së ardhshme në kampionatin anglez.

Një lajm i mirë për Brojën, që u transferua nga Chelsea te Everton në orët e fundit të merkatos së verës në formë huazimi me të drejtë blerje.

Mobi Casa

Në lidhje me këtë marrëveshje, mediat angleze kanë zbuluar edhe detaje që nuk kishin dalë në dritë më parë.

Kështu, Everton nuk ka paguar asnjë paund për formulën e huazimit dhe do të nisë ta bëjë këtë vetëm pasi Armando Broja të bëjë debutimin. Për momentin, klubi paguan vetëm pagën prej 78 mijë paund në javë për futbollistin shqiptar. Ky I fundit shihet si një investim për të ardhmen në “Goodison Park” dhe Everton pritet të blejë në fund të sezonit kartonin e 23 vjeçarit për 30 milion paund.

Jo vetëm për Brojën, pasi ky është edhe një lajm i mirë për kombëtaren e Shqipërisë, që duke nisur nga 2025 do të ketë në dispozicion sulmuesin që ndoshta I mungoi shumë në zhgënjimin e madh që jetoi në Ligën e Kombeve