Suedia e fton Besfort Zenelin, i cili i tha ‘jo’ Kosovës

Kosova e ka humbur edhe një futbollist. Besfort Zeneli është ftuar nga Kombëtarja e Suedisë për miqësoret e marsit.
Selektori Jon Dahl Tomasson e ka përfshirë futbollistin kosovar në listën e të ftuarve për miqësoret me Luksemburgun (22 mars) dhe me Irlandën e Veriut (25 mars), shkruan “Gazeta Express”.
Trajneri danez e ka mirëpritur futbollistin kosovar, i cili është vëllai i Arbër Zenelit.
“Ai është lojtari që po e ndiqnim qe një kohë të gjatë”, deklaroi Tomasson.
22 vjeçari, i cili luan në Elfsborgut, i kishte thënë ‘jo’ Kosovës dhe po e priste qe një kohë një ftesë nga Suedia.
Ai kishte luajtur për Kosovën U-21 në gjashtë ndeshje, por në fund vendosi t’ia mbyll dyert përgjithmonë Kosovës.
Zeneli shihet si e ardhme e Kombëtares suedeze dhe Tomasson llogarit në të për kualifikimet e Botërorit 2026, të cilat Suedia do t’i nisë në vjeshtën e këtij viti. /Gazeta Express