Fundamenti

Gjykata e Gjilanit në fundin e besueshmërisë, aferat dhe skandalet e fundit shenjë e keqe dhe vrimë e zezë në drejtësinë kosovare

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Fundin e keq dhe profesionalizmin e cunguar tashmë në Gjykatën e Gjilanit nuk mund ta shpëtojnë as misionarët dhe ekspertët e huaj e vendor. Një Gjykatë që për çdo javë prodhon skandale nuk mund të jetë assesi model i punës së mirë, përkundrazi mund të jetë model i dukurive devijonte, që nuk kanë ndodhur kurrë në historinë e drejtësisë kosovare.

Ardhja e Venhar Salihut në krye të Gjykatës së Gjilanit ishte pritur mirë si nga ekspertët ashtu edhe nga shoqëria civile.

Por i mbyllur në vetvete dhe i mbyllur sidomos për mediet, Venhar Salihu shpërfaqi modelin dhe tipin më të keq të mundshëm, të një personaliteti me kredibilitet moral e politik, në institucionin që ai drejton.

Afera të shumta e skandale të pafalshme ndodhën dhe po ndodhin, derisa ai është në krye të këtij institucioni. U fol edhe për ndërhyrje të njeriut të parë të AKI, që në vendet perëndimore ky do të duhej automatikisht të shkarkohej.

Hidromorava

Gjykatësit e tij çdo ditë prezantohen me skandale të turpshme, hajni, krim, ngacmime seksuale, shantazhe e presion, fyerje e denigrime nga më të ndryshmet, ndërsa vet Venhar Salihu po heshtë sepse edhe vet ishte i zhytur në skandale të tilla.

Qytetarët ndërkaq janë ata që e përjetojnë rëndë këtë rrënim të sistemit të drejtësisë.

Mufaili një qytetar gjilanas thotë se është shumë i zhgënjyer nga Gjykata e Gjilanit.
“kam pasur edhe vet rast me njerëzit e Gjykatës dhe jam befasuar se sa poshtë është ra popullariteti i këtij institucioni. Vërtet turp aty me dërgue vajzën apo dikënd të familjes me marr praktikë. Gjykata për momentin është institucioni që më së pakut i besoj” tha Mufaili.

Reshati një banor tjetër gjilanas mendon se në gjykatën e Gjilanit ka shumë krim e hajni.
“Aty është keq e më keq sepse çdo ditë po shihen skandalet, çdo ditë dëgjohet keq e kur i sheh ata të Gjykatës derisa po lavdërohen se janë model për vendin vërtet është për me vjell” tha Reshati./rajonipress/