FITORJA

Kuvendi i Komunës së Gjilanit dështon sërish të mbajë seancën, opozita po e kushtëzon pjesëmarrjen me transmetim medial

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kuvendi i Komunës së Gjilanit ka dështuar sërish të mbajë seancën e rregullt, për shkak se opozita, e cila e ka shumicën në këtë përbërje, po e kushtëzon pjesëmarrjen e saj me transmetim të drejtpërdrejt medial, duke mos u mjaftuar me transmetim oline përmes live stream dhe shpërndarjes së saj në shumicën e medieve lokale.

Avdyl Aliu, shef i grupit të këshilltarëve të LDK-së, ka thënë se nuk janë krijuar kushte për transparencë minimale, prandaj ata nuk pranojnë të jenë pjesë e seancës derisa nuk përmbushet kjo kërkesë e kahershme e opozitës.

“Ne jemi të interesuar për punë, por jo në këto kushte të territ informativ”, ka thënë Aliu.

Ndërkaq, Ismajl Kurteshi nga LVV tha se kjo seancë sot i përmbushë kushtet ligjore për t`u mbajtur dhe ka kërkuar nga grupi i këshilltarëve të LDK-së që të mos e braktisin Kuvendin.

Mobi Casa

“Ata që e lëshojnë seancën marrin përgjegjësi para qytetarëve të komunës së Gjilanit”, ka thënë Kurteshi, duke shtuar se ajo që po kërkohet nga shefi i grupit të këshilltarëve të LDK-së është e përtej ligjshme, megjithëse u pajtua që edhe kjo kërkesë të plotësohet.

Pasi LDK e braktisi sallën e mbledhjeve, Kuvendi mbeti pa kuorum, për çka kryesuesi Kushtrim Kadriu u detyrua te ndërpres seancën.

Përndryshe, në rend dite të seancës së sotme, të gjashtës me radhë, kanë qenë këto pika: Raporti i Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Komunës së Gjilanit për vitin 2023 (Plani i veprimit për zbatimin e Rekomandimeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit), Vlerësimi i rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera për Komunën e Gjilanit, Projekt Rregullorja për ndarjen e bursave, Diskutimi rreth ngritjes së kujdesit institucional për grupet e margjinalizuara./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.