Fundamenti

Fjala shqipe në vend të fjalës së huaj

/ 10 minuta lexim
RCCOLA

Nga – Mr.Sc. Sefedin Musliu – Bastardimi, prishja dhe gabimet e shpeshta në gjuhën shqipe në masë të madhe po i shqetëson në radhë të parë gjuhëtarët, të cilët janë të parët që i vërejnë, i kuptojnë dhe u bie kjo dukuri, por edhe të tjerët. Tani më kjo nuk është diçka e re ne mesin tonë, por e re është se kjo gjë ka marrë përmasa edhe më të mëdha se përpara. As shqetësimet dhe reagimet e gjuhëtarëve nëpër faqe të gazetave dhe portaleve nuk kanë munguar as nuk po mungojnë, por mjerisht kjo po vazhdon edhe më shumë. Kjo nuk i kontribuon gjuhës shqipe.

Përdorimi i fjalëve të huaja dhe të panevojshme në gjuhën shqipe është shqetësuese dhe kjo po vazhdon. Në shumë raste ka mundësi të mos përdoren fjalë të huaja dhe në vend të tyre të përdoren fjalët e shqipes.

Ndikimi i një gjuhe në një gjuhë tjetër quhet ndër-ndikim (interferencë) gjuhësor, i cili mund të jetë i përhapur në fusha të ndryshme gjuhësore.

Janë dhënë disa arsye se pse kemi huazime gjuhësore ose kur folësit e një gjuhe të caktuara huazojnë apo përdorin fjalë të gjuhëve të tjera, edhe kur nuk ka nevojë:
1. Mendohet se fjalët e huaja i plotësojnë zbrazëtirat e gjuhës së tyre duke menduar së fjalët e huaja janë më të vlefshme se të gjuhës së tyre amtare.

2. Ndërsa, ‘disa folës huazojnë fjalë të huaja për të treguar se janë të ngritur nga aspekti intelektual, se njohin një gjuhë të huaj e me të edhe një kulturë të huaj. Kjo ndodh veçanërisht kur ajo gjuhë e huaj ka prestigj të lartë në atë vend ose botë,’ (Ndikimet ndërgjuhësore nga Dr. Vesel Nuhiu fq. 12).

UBT

3. Në disa raste, përdorimi i fjalëve të huaja bëhet ‘modë’ dhe se kjo mund të ketë ndikim mjaft të madh në gjuhën e cila përdor fjalë të huaja.
Një integrim i plotë i fjalëve që vijnë nga gjuhë të tjera, dhe nëse ato arrijnë të integrohen në gjuhën marrëse, kalon nëpër tri faza:
1. Fjala e huaj, është ajo fjalë, e cila dëgjuesit apo lexuesit i duket e huaj, e cila është e paqartë, e pakuptueshme dhe e çuditshme për veshin. Ato kanë fonema të huaja dhe theks tjetër.
2. Fjala e huazuar, është fjala, e cila në krahasim me të parën, është pak a shumë më e integruar në gjuhën marrëse dhe ajo ende nuk është integruar plotësisht në gjuhë dhe nuk pranohet dot lehtë në leksikun e gjuhës marrëse. Ka raste që fjalët e tilla janë përdorë një kohë në gjuhë, dhe me kalimin e kohës ato përsëri janë larguar nga përdorimi.
3. Huazimet, janë fjalët, të cilat me kalimin e kohës i kanë kaluar këto faza, dhe tanimë janë integruar plotësisht në leksikun e gjuhës që i ka marrë fjalët e huaja, në këtë rast shqipja.

Në fund, ta dini të gjithë se shqipja i ka të gjitha elementet e mirëfillta gjuhësore me përmasat standarde ashtu siç i kanë të gjitha gjuhët indoevropiane, të cilës i takon edhe ajo, bile edhe me tepër.

Në fund, po ju jap një listë me fjalë të huaja, dhe tash për tash të panevojshme, të cilat po përdoren në gjuhën shqipe nga njerëz të ndryshëm, gazeta, portale dhe televizione të ndryshme. Mjerisht, këto janë vetëm disa nga fjalët që kam arritur t’i tuboj, por ka edhe shumë fjalë të tjera të këtij lloji, të cilat nuk janë përfshirë në këtë listë, dhe të gjitha mund të zëvendësohen me fjalë shqipe.

Abondonoj – braktis
Abonohem – pajtohem
Abrogim – shfuqizim
Absorboj – (për)thith
Abuzim – shpërdorim, keqpërdorim
Abuzoj – shpërdoroj
Adaptohem – përshtatem
Adaptoj – përshtat
Aderim – adhurim, përkrahje
Aderoj – adhuroj, përkrah, ngjitem
Adiktiv – i varur
Aditiv – tharmë, maje, farë (buke)
Admiroj – adhuroj
Aferim (bravo) – të lumtë
Agravuar – acaruar
Agjendë – rend i ditës
Agjension – agjenci
Akces – qasje, hyrje
Akoma – ende
Aksent – theks
Aktivitet – veprimtari
Aktualisht – i tanishëm, tash për tash
Alet – vegël
Aman – të lutem
Ambient – mjedis
Ambientohem – përshtatem, mësohem
Aneks – shtojcë
Anti … – kundër …
Apdeitim – (ri)përtëritje, azhurim
Apel – thirrje
Apeloj – thërras, bëj thirrje, kërkoj
Aplikoj – kërkoj
Aprovoj – miratoj
Asamble – kuvend
Asambleist – kuvendar (anëtar i kuvendit)
Asfiksim – ngulfatje, zënie fryme
Asistencë – ndihmë
Asistent – ndihmës
Asociacion – lidhje, bashkësi, bashkim
Aspekt – pamje
Atraktiv – tërheqës
Avancoj – përparoj, shkoj përpara
Avangardë – pararojë
Avantazh – epërsi
Banalitet – pa kripë, pa shije, bajat
Barrierë – pengesë
Bazament – themel
Bilateral – i dyanshëm
Bisedoj – kuvendoj, flas
Blic – rrufe, shpejtë, i shpejtë
Blu – e kaltër
Bojë – ngjyrë
Bosh – i zbrazët
Brazdë – hulli
Bullizëm – detyrim, përqeshje, ngacmim, kërcënim
Buton – pullë
Celulë – qelizë
Cerebral – trunor
Certifikatë – vërtetim
Civilizim – qytetërim
Deaktivizoj – ndaloj veprimin
Dedikoj – kushtoj
Deficit – mungesë
Definicion – përkufizim
Dekoncentrim – shpërqendrim
Demarsh – përçarje
Demontim – çmontim, prishje
Dentist – mjek i dhëmbëve
Destabilizoj – përçaj, çrregulloj
Detaj – hollësi
Detektiv – hetues
Determinim – përcaktim
Determinoj – përcaktoj, përkufizoj
Destinacion – qëllim i udhëtimit, përcaktim
Devijim – shmangie
Diferencë – dallim
Dimension – përmasë, përpjesëtim
Direkt – drejt, i drejtë, (i) drejtpërdrejtë
Disident – kundërshtar, sfidues
Distributor – shpërndarës
Divergjencë – mospajtim
Divorc – shkurorëzim, prishje e martesës (kurorës)
Dizajn – dyzen, krijim
Dominim – sundim, mbizotërim
Dominoj – sundoj
Efiçiencë – efikasitet, rendiment, rezultat
Eksperiencë – përvojë
Eksperiment – provë
Eksploroj – gjurmoj
Eksponent – shembull
Ekstrem – i skajshëm, i jashtëzakonshëm, shumë
Ekuilibër – baraspeshë
Ekuivalent – i barasvlershëm
Ekzagjerim – zmadhim
Ekzagjeroj – teproj, zmadhoj
Ekzaktësisht – saktësisht
Ekzistencë – qenie
Eliminoj – zhduk, mënjanoj
Emergjencë – nevoje e ngutshme, gjendje e jashtëzakonshme
Eminent – i shquar
Erodim – gërryerje
Erupsion – shpërthim
Esencë – thelb
Esencial – themelor, thelbësor
Establishment – themelim, krijim, institucion
Evaluim – vlerësim
Eveniment – ngjarje, ndodhi
Evitoj – mënjanoj, shmang
Evolucion – zhvillim
Fans – adhurues, tifoz, përkrahës
Farmaci – barnatore
Fenomen – dukuri
Fermer – bujk
Finale – fund, përfundim
Finalizoj – përfundoj, jap fund
Finish – fund përfundim
Firmë – nënshkrim
Flagrancë – paturpësi, guximtari
Fleksibilitet – lakueshmëri, përkulje, përshtatje
Fokus – përqendrim
Fokusohem – përqendrohem
Forenzikë – mjekësi ligjore
Formacion – përbërje, formim
Front – ballë
Frutikulturë – pemëtari
Fusnotë – poshtëshënim
Gardian – rojtar
Gastritis – vrer, thartinë
Global – i përgjithshëm
Gracioz – i këndshëm, i sjellshëm
Granulë – kokrrizë
Gjeneralizim – përgjithësim
Gjeneralizuar – përgjithësuar
Gjinekolog – mjek i grave
Habitat – vendbanim
Hallë (e sporteve) – sallë (e sporteve)
Harxhoj – shpenzoj
Hezitoj – ngurroj
Holokaust – shkatërrim në masë
Ilegal – i jashtëligjshëm
Ilegjitim – joligjor, jashtëligjor
Imediate – e menjëhershme
Impakt – ndikim
Imperativ – i menjëhershëm
Impiçment – qortim, padi
Implementim – zbatim
Implikohem – ngatërrohem
Improvizoj – sajoj
Inauguroj – përuroj
Indiferent – mospërfillës
Indinjatë – zemërim
Indipedencë – pavarësi
Indirekt – i zhdrejtë, tërthorazi
Inferior – i ulët
Infinit – pafundësi
Influencë – ndikim
Informacion – lajme, të dhëna
Informoj – bë me dije, lajmëroj
Iniciativë – nismë
Inkorporoj – përfshij, bashkoj
Insistoj – këmbëngul
Inspirim – frymëzim
Interaksion – ndërveprim
Interaktiv – ndërveprues
Internacional – ndërkombëtar
Intervenoj – ndërhyj
Intervistoj – flas, takohem
Invazion – pushtim, ndërhyrje
Investigim – hetim
Investigoj – hetoj
Involvohem – përfshihem
Involvoj – përfshij
Ivent – ngjarje
Jeshile – e gjelbër
Kalkulim – llogaritje
Kalkuloj – llogaris
Kampanjë – fushatë
Kapacitet – mundësi, fuqi
Kesh – të holla në dorë
Klandestin – i fshehtë, tinëzar
Koincidencë – rastësi, përputhje
Kolumnist – gazetar
Komparacion – krahasim
Kompeticion – garë
Komplikoj – ndërlikoj, vështirësoj
Kompozicion – përbërje
Koncentrim – përqendrim
Konditë – kusht
Konfesion – pranim, rrëfim, pohim
Konfidencial – i besueshëm
Konfirmoj – vërtetoj
Konfiskoj – përvetësoj, zaptoj
Konfrontohem – ballafaqohem
Konkludim – përfundim
Konkluzion – përfundim
Konstatoj – vërej, vij në përfundim
Konsumoj – shpenzoj
Kontestoj – kundërshtoj
Kontinuitet – vazhdimësi
Koordinim – bashkërendim, bashkërenditje
Korrekturë – korrigjim
Korrelacion – lidhje reciproke, bashkërenditje
Korrent – rrymë
Kosto – çmim
Koshient – i vetëdijshëm, me ndërgjegje
Kredibilitet – besueshmëri
Kriter – kusht
Kruciale – kritike
Kualitet – cilësi
Kuantitet – sasi
Kurajë – kureshtje, guxim
Kurim – shërim
Kurioz – kureshtar
Kuriozitet – kureshtje
Kuroj – shëroj
Legal – i ligjshëm
Legjislativ – i ligjvënës
Lejlek – kanjushë
Licencë – leje
Lider – udhëheqës, prijës
Limit – fund, kufi
Limitoj – kufizoj
Limituar – kufizuar
Linguist – gjuhëtar
Literaturë – letërsi
Live – drejtpërdrejtë
Lokacion – vend
Lluk – pamje, dukje
Magj(zh)orancë – shumicë
Majorizim – shumicë
Maksimum – krejt
Manual – me dorë, doracak, udhëzim
Medikament – bari, ilaç
Megalloman – mendjemadh
Memorie – kujtesë
Memorizoj – mbaj mend
Menaxhoj – drejtoj
Minimum – pak
Minoritet – pakicë
Miting – takim
Mizerje – tmerr
Mizëri – mjerim
Moment – çast
Monitoroj – vëzhgoj, kujdestaroj
Monster – përbindësh
Monument – përmendore
Neglizhencë – mospërfillje
Non-stop – vazhdimisht, pandërprerë
Nul – zero
Obligative – e detyrueshme
Obligim – detyrim
Ofendim – fyerje, sharje
Ofendoj – shaj, fyej
Oftalmolog – mjek i syve
Okupim – pushtim
Okupoj – pushtoj
Oral – gojor
Orator – gojëtar
Ordiner – i rëndomtë
Panel solar – pllakë diellore
Parcelë – ngastër, arë
Pare – të holla
Parlament – foltore
Pasagjer – udhëtar
Pastiçeri – ëmbëltore
Patriot – atdhetar
Penitrim – depërtim
Perfekt – i përkryer
Performancë – përmbushje, përfundim, kryerje
Performoj – shfaq
Periodë – periudhë
Perlë – margaritar
Për momentin – tash për tash, në këtë çast
Përceptoj – ndjej, dalloj, kuptoj
Pikturoj – vizatoj
Poentë – çështje, punë
Poet – vjershëtar
Poezi – vjershë
Posedoj – zotëroj, kam në pronësi
Post … – pas, mbas …
Pragmatik – i qartë, jozyrtar, shoqëror
Praliminar – paraprak
Predikoj – shpjegoj
Preferoj – pëlqej
President – kryetar
Presion – trysni, shtypje
Pretendent – përpjekës (pretendues)
Primar – kryesor
Prioritet – përparësi
Pro … – për …
Produkt – prodhim
Produktiv – frytdhënës, i suksesshëm
Prognozoj – parashikoj
Progres – përparim
Prolongim – zgjatje
Promovim – ngritje në pozitë, gradim
Proporcion – përpjesëtim
Protektor – mbrojtës
Pulmolog – mjek i mushkërive
Radikal – rrënjësor
Realitet – e vërtetë
Reciprok – i ndërsjellë
Reduktim – zvogëlim, ndërprerje
Referencë – adresim
Refuzoj – kundërshtoj, nuk pranoj
Regjion – rajon
Rehabilitim – riaftësim
Reimbursim – kthimi i parave, kompensim
Rekomandim – këshillim, paraqitje
Relaks – pushim
Relaksohem – pushoj
Religjion – fe
Remitencë – dërgim (parash)
Renovim – përtëritje, ndreqje
Renovoj – përtërij, ndreq
Represion – shtypje, dhunë, ndrydhje
Represiv – shtypës, ndrydhës
Reprezentues – përfaqësues
Revolucion – rrotullim, kthesë
Riparoj – meremetoj, ndreq
Risiver – pranues
Rutinë – përditshmëri, shprehi
Sakrificë – flijim
Sakrifikoj – flijoj
Sekondar – i dorës së dytë
Seleksionoj – (për)zgjedh
Servis – shërbim
Singëll – beqar
Sllogan – parullë, kushtrim
Socializim – shoqërim
Sofistikuar – i ndërlikuar, bashkëkohor
Solidarizim – interes(im), bashkim me idetë dhe qëllimet e tjerëve
Solucion – zgjidhje, rrugëdalje
Sovranitet – epror, epërsi, pavarësi
Spektator – shikues
Spiker – folës
Stabilitet – qëndrueshmëri
Startoj – filloj
Stomatolog – mjek i dhëmbëve
Stopoj – ndaloj
Storje – ngjarje, tregim
Subordinim – nënrenditje
Suficit – tepricë
Sugjerim – këshillë, propozim
Superior – i lartë
Supervizoj – mbikëqyr
Suportoj – ndihmoj, përkrah
Surprizë – befasi, e papritur
Surveim – vëzhgim, mbikëqyrje
Shok – goditje, tronditje
Shokoj – trondit, godit
Shpric – shiring, injeksion
Taskforcë – grup punues
Telefonatë – bisedë telefonike
Tendë – çadër
Tepih – qilim, plaf, tapet
Territor – truall, vend
Total – gjithsej, krejt
Totalisht – gjithsej, krejtësisht
Tragjedi – fat i zi (keq), goditje e rëndë, fatkeqësi
Transformim – shndërrim
Unanimisht – njëzëri, krejt
Unilateral – (i) njëanshëm
Union – Bashkim
Unitet – bashkim, harmoni
Univers – gjithësi
Urgjent – i shpejtë, i menjëhershëm
Venecia – Venedik
Verbal – me gojë
Vikend – fundjavë
Violencë – dhunë
Violent – i dhunshëm
Vizion – (para)shikim, largpamësi
Vizuel – pamor
Volum – vëllim
Volunter – vullnetar
Xhelozi – inati
Xhinxher – xhenxhefil
Zile – cingare