Fundamenti

Arsimi, lapsi, ditari, dhe arsimtari që i rezistoi fuqishëm pushtetit të Millosheviqit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nga Selver Lenjani – Janë po këta arsimtar e nxënës që fuqishëm gjatë viteve 1990 deri më 24 mars 1999 kur edhe nis fillimi i bombardimeve i bëri ballë fuqishëm dhe ballë për ballë forcave të kriminelit Millosheviq.

Shumë arsimtar, nxënës e shkollar qëndruan heroikisht me forcat paramilitare të policisë serbe, të armatës serbe ku edhe jeta e tyre ishte në rrezik të madh për jetën, edhe të rrahur e të frikësuar komplet arsimi ishte i fokusuar në ruajtjen e shtetësisë së Kosovës e quajtur edhe si shkolla historike e kombëtare arsimi na mbajti gjallë në krye me presidentin Ibrahim Rugova.

Populli e dha mundin e djersen e në fund e dha edhe jetën edhe gjakun për liri e sot arsimtarët për një copë bukë të gojës lufton dhe shoqëria e shteti nuk janë në gjendje t`ia sigurojnë.

Kjo ishte gjenerata e sakrificave dhe e mundit të madh i cili tani nuk po u shpaguhet, sepse ata mezi e përballojnë muajin dhe jeton në kushte ekstreme e në varfëri të skajshme.

United Hospital

Qeveria e shteti i Kosovës duhet të rrisin pagat e kësaj kategorie sepse në të kundërtën Albin Kurtin e Vjosa Osmanin do t`i dënoi e gjykojë historia për neglizhencë e tradhti.

Mos harroni qeveritar e pushtetar se nuk keni asnjë autorizim ta dëmtoni ajkën e arsimit dhe ata që ishin në frontin e parë të luftës.

Edhe t`i Albin Kurti që erdhe në pushtet me rrena e mashtrime kujdes për mësuesin sepse do të mallkoj historia. Punoni për ta bërë të lumtur e me dinjitet arsimtarin sot i cili sakrifikoi gjithçka që sot të jemi të lirë e sovran./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.