UBT

Ese: Kur poeti lotoi dhe pati dhembje për kohën e kaluar…

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Poetët janë hyjnorë. Ata e shohin botën më ndryshe se të tjerët. Janë frymorë “tjerë, të cilët shkrihen e qahen duke kënduar për botën që na rrethon. Pra, krijon fjalë të gjalla për ta shpërfaqur artin e jetës… E, jeta e tyre është nga njëherë e “qetë”, e herë edhe me dhimbje. Pra, poetët janë shpirt ndjeshëm. Ata “flasin” me vetveten. Flasin dhe fjalët e tyre janë margaritarë për lexuesit tanë. Nuk ka me botën e poetëve. Ata janë edhe të shenjtë e kësaj jete. Fjalët e tyre e hijeshojnë jetën. I bëjnë njerëzit të përmallohen me vendin, njerëzit, të afërmit e tyre, por, fjalët e tyre janë “krijesa” ta gjalla dhe me “dhimba” jete. Ata, duke përkujtuar fjalë për jetën e tyre të kaluar, sikur tek ata shpërthen vaji e kënga e dhimbjes. Pra, fjalët e tyre rrënkojnë e qahen nga malli për të kaluarën e tyre. Jo vetëm kaq.

Siç dihet, çdo krijues yni, ka në vete dhimbje. S’ka jetë pa dhimbje e gëzime! Ata që kanë dhimbje, ikin para kohe. I merr jeta “tjetër, se nga brenda janë të shkrirë e djegur duke parë botën ashtu si e kanë ndjerë. Dhe, këta poetë, nga brenda janë plot zymtësi jete të djegur. Janë bërë hije e shkrum duke kënduar për jetën e njerëzit. Lum për ta që i kanë kënduar vendit, atdheut, dëshmorëve, mësuesve, fëmijëve, nënave që kanë zemër të urtë e punëtore!

Para do dite, Salla e bibliotekës së qytetit “Fan S. Noli”, në Gjilan, ishte e mbushur e tëra me adhuruesit e librit dhe miq të tjerë të autorit, Ramadan Mehmeti, shkrimtar. Aty pati shokë, miq, kolegë e shumë të tjerë. Lexuan disa të shokë të caktuar për këndin e veprave të autorit në fjalë. Dani, si e quajnë, ishte ulur përballë stafit udhëheqës. E ndjenim se zemra atij i trokiste më shpejtë se ditëve të tjera. Dihet. Atë ditë pati moment të “rëndë”. Duhej të flasë për vetën. I erdhi koha të flasë dhe ai vetë.

Moderatori, pa një pa dy, tha se tash e ka fjalën shkrimtari ynë, Ramadan Mehmeti. Dani, pa e mbaruar fjalën udhëheqësja e manifestimit, doli para masës. Ishte krejt ndryshe. Fytyra e tij kishte ndërruar ngjyrën. Iu skuq fytyra dhe lotët filluan t’i dalin shkrimtarit zvarr… Dani i fshiu. Edhe adhuruesit, atë moment e përjetuan rëndë. Ishe një moment prekës dhe me dhimbje. Janë këta lotë që flasin shumë për jetën. Flasin dhe ndryjnë thellë në vete të kaluarën e krijuesit gjilanas, i cili, gjer më tani ka botuar mbi 20 vepra letrare më të ndryshme.

Fundamenti

Dani, pasi doli para audiencës, tha:”Më falni, se kam emocione. Më kuptoni. Kjo është mosha, koha, vitet, momentet, gëzimet dhe përjetimet tjera… Unë ju dua. Ju dua dhe, kjo dashje imja është e shpërfaqur edhe në veprat e mia. Nuk kam lënë pa e thënë atë që e kam ndjerë në brendësinë time. Ju keni qenë pjesë e jetës sime. Pa ju, unë s’kisha asnjë vlerë. Ju jeni vlera dhe e ardhmja ime… Zoti ju bekoftë! Këtë “ngjarje” ma keni festuar edhe më bukur se që e kam menduar. Ju bëni shumë për ne, por edhe ne nuk ju harrojmë. Më falni se kam “dhimbje”, se më mundon diçka nga brenda. Ju faleminderit të gjithëve! Zoti ju ruajtë dhe ju bekoftë!”

Gati, të gjithë pjesëmarrësit e këtij evenimenti kulturor u gjenden në një moment fort prekës. Prekës, për faktin se poeti lëshoi lotë dhe ndjeu dhimbje për jetën e kaluar… Pra, poetët janë forca e njeriut. Fjalët e tyre janë guri, ku shembin shkëmbij e tronditin frymorë. Pra, fjalët e tyre janë krijesë e gjallë. Edhe i madhi shkrimtar francez, V. Hugo, duke folur për fjalët e poetëve, ai ka shtuar se, “Fjala është krijesë e gjallë, më e fortë, madje se ai që e ka përdorur atë!”

Pra, Dani (Ramadani) ka lënë shumë fjalë të “gjalla”, të cilat po adhurohen nga masa e lexuesve tanë. Të faleminderit, Baca Dan për këto fjalë të gjalla tua, të cilat po na shërbejnë për ta jetuar jetën e kësaj bote! Vërtet, ajo ditë nuk u harrua, kur poeti ynë, Dani lotoi dhe pati dhembje shpirti e zemre…/tefik selimi/rajonipress/