Eko Higjiena

Vepër e pasur dokumentare dhe shkencore

/ 7 minuta lexim
Fundamenti

Nga Bilall Maliqi, shkrimtar – (Prof. Dr. Begzad Baliu, “ Në kërkim të historisë së gjuhës”,Sh.b. “Era” Prishtinë, 2023, f. 332. ISBN 978-9951-04-169-0).

“Në kërkim të historisë së gjuhës”- titullohet libri më i ri i studiuesit dhe albanologut të njohur gjithandej trojeve shqiptare dhe atë ndërkombëtare, prof.dr. Begzad Baliu. Ai është një studiues i përkushtuar në kërkimet shkencore, në lëmin e albanologjisë përgjithësisht dhe të onomastikës, leksikografisë, historisë së gjuhës e mendimit kritik veçanërisht. Një vlerë më vete paraqet krijimtaria letrare e tij në fushë të poezisë, dramës dhe përgatitjes së teksteve shkollore etj.


Si në veprat e tij paraprake edhe në këtë vëllim, vërejmë një insistim të madh të Profesor Baliutpër zgjedhjen, përpunimin, klasifikimin dhe vlerësimin e temave të trajtuara. Në të vërtetë ai është së pari një “minierë”e kërkimeve dokumentare, e sjelljes dhe botimit të dokumenteve të panjohura, paraqitjes së tyre duke mbajtur kërkim kritik dhe realizimit të sintezave që veç e veç po edhe si tërësi marrin karakter monografik.

Lëndën të cilën e ka zgjedhur dhe e ka sistemuar në këtë libër është me interes për studentët, shkencëtarët dhe lexuesit në përgjithësi. Prej mënyrës se si i ka hulumtuar dokumentet e panjohura dhe prej mënyrës se si i ka trajtuar temat shkencore mund të themi se kjo vepër i ndihmon studiuesit e ri se si t’i qasen kërkimit shkencor dhe studiuesit e një përvoje të madhe për mënyrën se si të bëjnë sinteza shkencore.

Në kërkim të historisë së gjuhës

Vepra hapet me një studim të mirëfilltë dhe të thukët për babain e gjuhës sonë, Naimin e madh. Në studimin e tij shumëdimensional dhe shterues ai futet thellë për ta përcaktuar rolin e gjuhës si paradigmë identitare të veprës së Naim Frashërit.Brenda punimit të tij jep sqarime, të dhëna të sakta studimore për Naim Frashërin dhe bashkëkohësit e tij, si dhe për ndikimin e gjuhës së tij në jetën kombëtare, arsimore e identitare gjatë gjithë historisë pasardhëse të tyre. Është shumë me interes paraqitja e ndikimit të veprës së tyre edhe shumë kohë, për të mos thënë edhe më shumë se një shekull në jetën kulturore, politike dhe kombëtare të shqiptarëve në Kosovë e më gjerë.

Temë tjetër e pasqyrës së lëndës është edhe studimi me vlerë të posaçme “Rëndësia e vendimeve të Kongresit Arsimor Kombëtar të Lushnjes, për historinë e albanologjisë” për të vazhduar me tema të tjera interesante sikur është ajo me titull “Onomastika historike e korpusit leksikor të shqipes”, në të cilën sjell shumë shembuj përkatës e me vlera për historinë e toponimisë dokumentare dhe letrare të shqipes brenda më shumë se pesë shekujve të fundit.

Në vazhdim të shfletimit të librit, hasim në një temë interesante, e cila të intrigon shumë për ta lexuaredhe atë vëmendshëm. Fjala është për një temë krejt të panjohur përzhvillimet paravajtëse të doktoratës së akademikut tonë IdrizAjeti, me titull: “Të dhëna të reja mbi disertacionin e profesor IdrizAjetit, “Zhvillimi historik i së folmes gege të arbëneshëve të Zarës”, në të cilën jepen argumentetë reja dhe të sakta lidhur me punën studimore të kryer nga IdrizAjeti, për të grumbulluar dhe pasuruar disertacionin e tij. Më duket shumë me interes rruga nëpër të cilën ka kaluar Profesor Ajeti për të përgatitur doktoratën e tij, por edhe më interesante më duket përshkrimi i saktë dhe i plotë i letërkëmbimit të tij me disa nga arbëreshët e përgatitur nga aspekti filologjik për të mbledhur dhe përshkruar saktë të folmet e arbneshëve e të Zarës. Për më shumë është shumë me interes edhe përshkrimi dialektor dhe sidomos gramatikor i atyre teksteve nga vetë arbneshtë.

Mobi Casa


Dokumentet, shpjegimet dhe analizat historiko-gjuhësore e përcjellin fort edhe studimin tjetër të ProfesorBegzadBaliut kur merret me studimin “Çështje të botimit të veprave të Albanologjike në Prishtinë, 1966-1981“ përcjellë me nëntitullin (Nga “Fjalori i kuq” te projekti i papërfunduar për botimin e veprave të plota të profesor Androkli Kostallarit).

Besoj se ata që do të lexojnë këtë vepër dhe sidomos tekstet për gjuhën e romanittë Adem Demaçit “Drithë e miell bashkë”. Librit tëProf. dr. Bahtijar Kryeziut, me titull “Leximi klasik i veprave shkencore” , pastaj recensionit të gjatë për librin e Prof. dr. Emin Krasniqi, “Leksikon i termave të gjuhësisë kognitive”, nuk do të ndalen së kërkuari këto vepra dhe së lexuari për risitë që sjellin ato për gjuhën shqipe dhe për gjuhësinë shqiptare.


Tema shtjellimi të profesorit të nderuar Begzad Baliu,brenda kësaj vepra janë edhe këto studime:“Antroponimet si referencë paravajtëse e një populli” në të cilën trajton punën e studiuesve Hidajete Azizie Isamedin Azizi, në veprën e tyre “Emrat personalë (Rrethanat historike dhe ndikimet politike në procesin e emërvënies te shqiptarët e RS të Maqedonisë);parathënien e thelluar shkencore për monografia e parë kritike rreth shkencës

romantike serbe të shekullit XIX, për librin e Nuhi Veselajt, “Injorimi dhe dëshmimi me pahir i gjuhës shqipe, si kriter i së vërtetës“ etj.
Një pjesë të rëndësishme e veprës së tij është pasuruar edhe meportrete studiuesish e shkencëtarësh, të cilat që më parë janë botuar në revista shkencore apo edhe në botime enciklopedike dhe leksikografike. Fjala është për portretin e studiuesve të njohur Skënder Gashi, të paraqitur në Leksikonin e Albanologjisë”si dhe biografinë e autorit Rexhep Doçi, me titull “Studiuesi Rexhep Doçi në Leksikonin e Albanologjisë, por që këtu është përcjellë edhe me një bibliografi shumë shteruese dhe të gjithanshme.

Libri përmbyllet me një portret sintetik dhe me një biografi kronologjike për ProfesorShefkiSejdiun (1936-2023), i cili sapo u nda nga jeta. Teksti është një model kërkimi dhe vlerësimi edhe për studiues të këtij profili, të cilët për fat të keq sot na mungojnë.

Libër që ia vlen të lexohet

Ky libër studimor, me studime, vështrime kritike dhe portretizime, ia vlen të lexohet, sidomos nga intelektualët, studentët dhe të gjithë ata që duan të futen thellë në njohje të historisë së gjuhësisë, duke njohur edhe personalitete të cilët autori i ka futur në studim dhe në trajtim. Theksojmë se për t’u marrë me tema të tilla, nuk është lehtë, sepse duhet të gjurmosh materiale, të thirresh në fusnota e në literaturë gjegjëse, në mënyrë që libri të futet në raftet e librave të mirëfilltë shkencor. Ky libër, si dhe librat e tjerë të profesorit të nderuar, janë të vlerës së lartë shkencore, sepse, i tillë është edhe autori i atyre librave./rajonipress/