RCCOLA

Edhe në Gjilan e Anamoravë kremtohet Kurban Bajrami, lutje për ta begatuar sofrën e skamnorit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Besimtarë të dashur, sot, kur të ktheheni prej xhamive në shtëpitë e juaja, merruni ngryk, tejkaloni të gjitha inatet dhe hasmëritë, zgjatjani dorën vëllai vëllait, zgjateni dorën e ndihmës duke begatuar sofrën e skamnorit, le të mbisundojë vetëm dashuria e sinqertë ndaj njëri tjetrit, sepse kështu do të përmbushim porositë e Krijuesit tonë Suprem ka thënë kreu i BIKU-ut Naim Aliu.

Kurban Bajrami po kremtohet edhe në Gjilan dhe kudo në Anamoravë me një porosi që në këtë ditë t`i shtrihet humane ecilit që ka nevojë dhe të tejkalohen inatet e hasmëritë.

ARKATANA

”Veprat e mira, dashuria e sinqertë, harmonia dhe bamirësia, këto janë ndër gjërat më të rëndësishme që i do dhe që i kërkon Allahu i Plotë mëshirshëm prej besimtarëve. Ebu Hurejra përcjell se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë : “Nuk do të hyni në xhenet përderisa nuk besoni dhe nuk do të besoheni përderisa nuk do të duheni në mes vete” ka thënë kreu i BIK-ut Naim Aliu.

“Besimtarë të dashur, sot, kur të ktheheni prej xhamive në shtëpitë e juaja, merruni ngryk, tejkaloni të gjitha inatet dhe hasmëritë, zgjatjani dorën vëllai vëllait, zgjateni dorën e ndihmës duke begatuar sofrën e skanmorit, le të mbisundojë vetëm dashuria e sinqertë ndaj njëri tjetrit, sepse kështu do të përmbushim porositë e Krijuesit tonë Suprem” ka shtuar Aliu./rajonipress/