ARKATANA

Ç`ka po ndodhë me LDK e Lutfi Hazirit, edhe Albin Devaja i është bashkuar ekipit të Alban Hysenit këshilltar për planifikim

/ 4 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Njëherë Rina Ahmeti, e Burim Berisha, e tash edhe Albin Devaja, emra të devotshëm dikur në LDK, por që tani janë pjesë e kabinetit të Alban Hysenit, një mesazh ky shumë i keq për Lutfi Hazirin. Pavarësisht se këta emra janë larguar dikush para tri vitesh, e dikush më vonë, arsyeja kryesore e tyre e largimit është se nuk kanë pasur hapësirë brenda LDK-së, sepse këtë nuk ua ka mundësuar Lutfi Haziri.

Albin Devaja dikur vraponte si kryetar nëndege në LDK për ta përkrahur e fuqizuar Lutfi Hazirin, por tani ka ndërruar mendje dhe i është bashkuar Alban Hysenit si këshilltar për planifikim.

Këto largime janë një mesazh jo i mirë për LDK e Gjilanit, e në veçanti për Lutf Hazirin që po pretendon të kthehet edhe njëherë si kryetar i Gjilanit.

Nuk ka rëndësi në cilën vit apo kohë janë larguar nga LDK-ja, këta kuadro të vet LDK-së, e rëndësishme është se porosia e tyre është goditëse për Lutfi Hazirin.

Albin Devaja tha për rajonipress se e ka braktisur LDK sepse nuk gjeti mbështetje nga Lutfi Haziri.

“Në vitin 2021 isha këshilltar i Vjosës sepse në LDK nuk kisha hapësirë dhe nuk më është dhënë aty mundësia të tregohem në profesion” tha Devaja.

Arsyetim të njëjtë më herët kishte dhënë edhe Rina Ahmeti një kuadër shumë e fuqishme dhe aktiviste e zonja e LDK-së, por që tani i është bashkuar ekipit të Alban Hysenit.

ARKATANA

Kurse Lutfi Haziri vazhdon të mendoj se me këto kuadro ose me largimin e tyre po pastrohet LDK nga brenda.

“Albin Devaja qe katër vite ka kaluar te Donika Gërvalla dhe s`ka lidhje me LDK këto kohë, ka punuar në presidencë një kohë dhe me LDK i ka ndarë udhët qe një kohë dhe nuk është mirë me lidhë me ne, po me Donikën e Faton Pecin po i shkojnë në LVV” tha Haziri për rajonipress.

Por në fakt këto largime arsyetohen edhe nga shumë aktivist të tjerë brenda LDK-së së Gjilanit.

Kuptohet ata në kushte anonimiteti thonë se Luta ka menduar vetëm për shokët e tij dhe ata që i njeh dhe i ka afër vetës.
“Në LDK e Gjilanit kurrë s`ka pasur avancime e as që pritet të letë derisa të jetë Lutfi Haziri.
Janë rrena të pastra se po ngjallet LDK-ja, pyetni ose bëjeni publik vetëm një emër meritor që i është bashkuar LDK-së”, thonë këto burime.

Madje të njëjtat burime thonë se nëse Lutfi Haziri nuk e kandidon Arbër Ismajlin për kryetar komune, ka shumë gjasa qw dhe ky i fundit ta braktisë ose të pushoj aktivitetin në LDK.

Por Alban Hyseni i cili ka dështuar totalisht në të gjitha sferat në Gjilan, qoftë në menaxhim apo realizim të projekteve duke treguar paaftësi totale, edhe në këtë pikë të rënies dhe besueshmërisë po gjen përkrahje e mbështetje, për çka duhet të brengoset komplet opozita, të cilët të strukur nëpër kafene e restorante në grupime të vogla dhe me armën e vetme të tyre rrjetet sociale dhe duke u ankuar se “s`kemi pare për të bërë fushatë kësaj radhe” fare lehtë dhe larg çudisë mund të përfitojë Alban Hyseni, që do të ishte tragjike për Gjilanin.

Alban Hyseni ndryshe ka shkruar për Albin Devajën këto fjalë: ”Albini është ekonomist dhe menaxher me përvojë të gjatë. Përveç karrierës profesionale, ai është gjithashtu një aktivist politik dhe qytetar aktiv. Familja Devaja njihet në qytetin tonë për kontributin e saj të madh në fusha të ndryshme. Së bashku me profesionistë, qytetarë dhe të gjithë ata që dëshirojnë të mirën e qytetit tonë, do të vazhdojmë pa u ndalur”./rajonipress/