FIDANISHTJA

Kallas në Tiranë: Kosova dhe Serbia pa normalizim të plotë s’mund të ecin drejt BE-së

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në Tiranë tha se Kosova dhe Serbia pa normalizim të plotë s’mund të ecin drejt BE-së, transmeton Express.

Ajo tha se me Ramën folën edhe për zhvillimet në rajon dhe tha se i vlerëson “këshillat dhe komentet” që Rama i ka dhënë për situatën në Ballkanin Perëndimor. “Ajo që është e rëndësishme për Kosovën dhe Serbinë nuk mund të ketë ecuri pa normalizimin e plotë të marrëdhënies ndërmjet këtyre dy vendeve. Dhe do të shkoj në Bosnje e Hercegovinë dhe do të takohem me të gjithë palët atje në mënyrë që të qetësohet situata atje”, tha Kallas.

FIDANISHTJA

Kryediplomatja Kallas për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, në krye të së cilit është ajo, foli edhe gjatë vizitës së saj dje në Mal të Zi.

“Ky është një proces i vazhdueshëm, ne kemi Përfaqësuesin e ri Special të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë dhe do të ulemi me të edhe për të parë se çfarë funksionon dhe çfarë jo. Ajo që është e rëndësishme për ne është normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sepse pa këtë asnjëra prej tyre nuk mund të vazhdojë në rrugën e tyre europiane”.Ajo tha se në takimin me Peter Sorensen do të flasin “realisht se cilat janë gabimet në rrugë”, si dhe çfarë funksionon e çfarë jo.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.