E bujshme: Igli Tare e do Berat Gjimshitin tek Milan

Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, raportohet se është në listën e Igli Tares për forcimin e mbrojtjes së Milanit.
Kontrata e tij te Atalanta skadon pas 1 viti dhe nuk ka sinjale rinovimi, shkruan Telesport.
Mbrojtësi 31 vjeçar fiton gati 1 mln euro në sezon dhe te Milani do të shkonte në 1.5-1.8 milion euro.
Raportohet se edhe trajneri i ri i Milanit, Allegri, ka përshtypje pozitive për Gjimshitin dhe do t’i pëlqente një transferim i tij në San Siro.