Mobi Casa

Gol e asistim nga Krasniqi në fitoren e Zurichut

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Mesfushori Bledian Krasniqi ka regjistruar gol e asistim në fitoren e Zurichut ndaj Winterthurit.

Të dielën, Zurichu shënoi fitore me rezultatin 4:2, në kuadër të xhiros së dytë të elitës së futbollit zviceran.

Krasniqi e shënoi golin e parë për Zurichun në minutën e 13.

Për Krasniqin ky ishte goli i parë i shënuar në dy ndeshje të zhvilluara në sezonin e ri të Superligës zvicerane.

Fundamenti

Ai ishte edhe asistues në golin për 4:2, në minutën e 95-t. Krasniqi dhe Mirlind Kryeziu e kompletuan ndeshjen, ndërsa Lindrit Kamberi në lojë u inkuadrua nga minuta e 74-t për Zurichun.

Te Winterthuri ndeshjen e kompletoi Granit Lekaj, kurse Albin Krasniqi luajti nga minuta e 76-të.

Zurichu është në vendin e tretë në tabelë me gjashtë pikë të fituara. Winterthuri është në pozitën e gjashtë me tri pikë.